Bota

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Haxhiu mori 62 vota pro, ndërsa 16 deputetë votuan kundër kandidaturës së saj. 

zh.ll
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
albulena haxhiu

KOSOVË- Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori 62 vota pro, ndërsa 16 deputetë votuan kundër kandidaturës së sa, ndërsa 13 deputetë absenuan.

“Ju falenderoj për mbështetjen!”, u shpreh Haxhiu pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbështetjen e nevojshme të deputetëve për të udhëhequr Kuvendin në legjislaturën e 11-të. Albulena Haxhiu ishte edhe kryetare e legjislaturës së dhjetë e cila u shpërnda më 1 korrik 2026. Haxhiu ushtron Haxhiu cila ushtron edhe postin e presidentit nga 5 prilli, do të vazhdojë edhe më tutje këtë detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndërkohë, seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për 30 minuta, pasi partitë nuk kanë arritur dakordësi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare që të zhvillojnë konsultime në zyrën e saj.

"Prandaj edhe i ftoj grupet parlamentare që të vijnë në zyrën time. Në ndërkohë, kërkoj nga administrata e Kuvendit që të na njoftojë me formën e propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvend, në qoftë se është në linjë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës apo jo. Pra, këtë konfirmim e marrim pas pak. Nëse nuk është në linjë me Kushtetutën, natyrisht që zbatohet rregullorja e Kuvendit’’, tha ajo.

Me zgjedhjen e Haxhiut, merr fund bllokada politike në Kosovë pas më shumë se një muaji./ZËRI

Poll

MOS HUMB