Presidenti Donald Trump ka emëruar Joe Gebbia-n, bashkëthemuesin e platformës Airbnb, si Shefin e parë të Dizajnit të Shteteve të Bashkuara (Chief Design Officer), duke marrë përsipër drejtimin e një studioje të re qeveritare për dizajn – një iniciativë me qëllim transformimin e shërbimeve dixhitale federale në modele që rivalizojnë elegancën e Apple Store.
Sipas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Trump, studioja e sapo-krijuar, e quajtur National Design Studio do funksionojë brenda Shtëpisë së Bardhë për tre vite dhe do këshillojë agjencitë federale në mënyrë që të standardizojnë dizajnin, të reduktojnë shpenzime, dhe të përmirësojnë estetikën dhe përdorshmërinë e shërbimeve për qytetarët. Një prej fokusave të hershëm është përmirësimi i sistemit të Shërbimit të Brendshëm të Tatimeve (IRS).
Gebbia u shpreh se synimi i tij është që faqet qeveritare të jenë “shtigje të dizajnuara bukur, të lehta për t'u përdorur dhe që funksionojnë me software modern”, si Apple Store. Në një postim në X, ai tha se përdorimi për qytetarët duhet të reflektojë një nivel përkatës ekselence për kombin dhe të bëjë jetën më të thjeshtë për njerëzit e zakonshëm.
Ndërkohë, sipas raportimeve, agjencitë federale pritet të paraqesin përmirësimet e para deri më 4 korrik 2026, në përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Amerikës./ZERI