Bota

Rama krah Trump! "Bordi i Paqes" prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës (FOTO)

Websajti përmban Kartën e Bordit, Planin e Paqes në Gaza, dokumentet përkatëse dhe informacionin mbi takimet që janë mbajtur.

zh.ll
Rama krah Trump! "Bordi i Paqes" prezanton faqen zyrtare, vendosen
flamujt e shteteve anetare-trump dhe rama

SHBA- Pas ceremonisë së inaugurimit më 19 shkurt në Washington, Bordi i Paqes ka publikuar faqen e tij zyrtare, ku prezantohen Karta themeluese, misioni dhe lista e 28 shteteve anëtare, mes tyre figurojnë Shqipëria dhe Kosova

Websajti përmban Kartën e Bordit, Planin e Paqes në Gaza, dokumentet përkatëse dhe informacionin mbi takimet që janë mbajtur. Platforma gjithashtu liston anëtarët aktualë të Bordit Ekzekutiv.

Mes vendeve që figurojnë si anëtare janë:

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

-Shqipëria

-Kosova

-Turqia

-Arabia Saudite

-Katari

-Emiratet e Bashkuara Arabe

-Pakistani

-Izraeli

-Egjipti

-Jordania

-Kazakistani

-Uzbekistani

-Paraguai

-Maroku

-vende të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Rama krah Trump! "Bordi i Paqes" prezanton faqen zyrtare, vendosen
shtetet anetare

Në Kartën e Bordit, renditen të gjitha parimet dhe synimet e tij.

"Duke deklaruar se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të shëndosha dhe guxim për të lënë pas qasje dhe institucione që shpesh kanë dështuar;

Duke njohur se paqja e qëndrueshme mbillet kur njerëzit fuqizohen për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi të ardhmen e tyre;

Duke pohuar se vetëm partneriteti i qëndrueshëm dhe i orientuar nga rezultatet, i bazuar në barrë dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqen në vende ku ajo ka qenë për një kohë të gjatë e paarritshme;

Duke u pikëlluar që shumë qasje për ndërtimin e paqes nxisin varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën, në vend që të udhëheqin njerëzit përtej saj;

Duke theksuar nevojën për një organ ndërkombëtar më të shpejtë dhe efektiv për ndërtimin e paqes; dhe Duke vendosur të formohet një koalicion shtetesh të gatshme, të përkushtuara për bashkëpunim praktik dhe veprim efektiv,

Të udhëhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, palët miratojnë Kartën e Bordit të Paqes”, thuhet në deklaratë.

Në faqe është vendosur edhe thënia e Trump për Bordin: “Ky Bord ka mundësinë të jetë një prej organeve më veprues të krijuar ndonjëherë”.

Brenda faqes së internetit janë dhe fotografitë e liderëve, të vendeve që marrin pjesë te Bordi i Paqes, ku Rama renditet pranë Trump.

Rama krah Trump! "Bordi i Paqes" prezanton faqen zyrtare, vendosen
donald trump-edi rama

Shtëpia e Bardhë ftoi zyrtarisht rreth 60 vende për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa 35 liderë kanë shprehur interes deri tani. Aktualisht, 26 vende janë bërë pjesë dhe janë caktuar si anëtare themeluese, ndërsa të tjerë do të jenë në rolin vëzhgues. Europa është distancuar nga Bordi i Paqes i Trump. 

Fuqitë kryesore evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, kanë refuzuar ftesat për t’u bërë anëtare. Pavarësisht shqetësimeve, BE-ja do të dërgojë komisioneren për Mesdheun, Dubravka Suica, si vëzhguese në takim./ZËRI

Poll

MOS HUMB