Bota

Çfiti shqiptar dënohet me nga 2 vite burg në Britani: Kishin fshehur 9 kg kanabis në banesë, iu gjetën edhe 51 mijë £ cash (EMRAT)

Një çift shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe me nga 2 vite e 7 muaj burg, pasi autoritetet zbuluan në banesën e tyre në Birmingham një sasi të konsiderueshme kanabisi dhe mbi 51 mijë paund para në dorë.

M.K.
Çfiti shqiptar dënohet me nga 2 vite burg në Britani: Kishin
Kristian Lleshi dhe Xhuljana Trimi

BRITANIA E MADHE-Një çift shqiptar është dënuar në Britaninë e Madhe me nga 2 vite e 7 muaj burg, pasi autoritetet zbuluan në banesën e tyre në Birmingham një sasi të konsiderueshme kanabisi dhe mbi 51 mijë paund para në dorë.

Të dënuarit janë Kristian Lleshi, 35 vjeç, dhe Xhuljana Trimi, 29 vjeçe të arrestuar një vit më parë kishin fshehur në papafingo  7 kilogramë kanabis të paketuar në qese vakumi edhe 2 kilogramë të tjerë u sekuestruan në një qese të vendosur pranë shkallëve të shtëpisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 51,450 paund cash, si dhe sende me vlerë, mes tyre bizhuteri ari, çanta luksoze dhe këpucë të markave të njohura.

Sipas BBC Xhuljana Trimi deklaroi se nuk kishte dijeni për praninë e drogës apo të shumës së parave në banesë. Ajo pretendoi se e njihte Kristian Lleshin prej vetëm tre muajsh, pasi ishin njohur në një lavazh makinash në Banbury.

Megjithatë, hetuesit paraqitën si provë edhe aktivitetin e saj në rrjetet sociale, ku sipas të dhënave rezultonte se çifti kishte qenë në një lidhje të paktën që prej vitit 2023, duke vënë në dyshim pretendimet e saj.

Poll

MOS HUMB