Bota

Deklarata e ministrise serbe, Sveçla i zhgënjer?: Janë kërcënime, pres një reagim më të madh nga Shqipëria

Sveçla i cilësoi deklaratat si kërcënime, duke theksuar se ato lidhen me të kaluarën e dhimbshme dhe me veprimet e Serbisë ndaj Kosovës.

zh.ll
Deklarata e ministrise serbe, Sveçla i zhgënjer?: Janë
xhelal zvecla-edi rama

KOSOVË- Deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviç, për spastrimin etnik të Kosovës kanë shkaktuar reagime të forta në Prishtinë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke komentuar situatën, tha se pret një reagim më të fuqishëm dhe më konkret nga Shqipëria.

Sveçla i cilësoi deklaratat si kërcënime, duke theksuar se ato lidhen me të kaluarën e dhimbshme dhe me veprimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Zveçla shtoi se pret një reagim më të madh nga Shqipëria, për atë të cilën ai e quan 'sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit', duke shtuar se Serbia nuk ka probleme me Kosovën por me shqiptarët. 

“Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë.

Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë.

Unë besoj se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv. Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë.

Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, tha Sveçla për Euroneës Albania.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se të martën se Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe i ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin në vend ministres serbe Snezhana Paunoviç, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998, njoftoi të martën ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Cila ishte deklarata e ministres serbe?

Gjatë një interviste për median serbe Kurir, ministrja serbe është shprehur se nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë një nterviste./ZËRI

Poll

MOS HUMB