Bota

Shokon ministrja serbe, deklarata skandaloze: Po të isha si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

Deklarata e saj e shpërndarë në rrjete sociale ka ngjallur polemika, pasi referohet drejtpërdrejt konceptit të “spastrimit etnik”, një term i lidhur me krime të rënda gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi dhe luftës në Kosovë.

zh.ll
Shokon ministrja serbe, deklarata skandaloze: Po të isha si
ministrja serbe, Snezhana Paunovi

SERBI- Një deklaratë e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka shkaktuar polemika të forta e  të ashpra. Gjatë një interviste për median serbe Kurir, ministrja serbe është shprehur se nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistëssë dhënë këtë fundjavë.

Deklarata e saj e shpërndarë në rrjete sociale ka ngjallur polemika, pasi referohet drejtpërdrejt konceptit të “spastrimit etnik”, që lidhet me krime të rënda gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi dhe luftës në Kosovë.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën./ZËRI

Poll

MOS HUMB