Bota

Dita e fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës! "Mesnata" pret kandidatura të reja në Kuvend

Ditën e djeshme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën si kandidat për President. Konjufca është emri i vetëm deri tani i propozuar, por, për të shmanguar krizën, duhen të paktën 2 emra kanidatësh. 

zh.ll
Dita e fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës!
presidenc e kosoves

KOSOVË- Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Deputetët kanë afat deri në mesnatë për të votuar një emër për President. 

Ditën e djeshme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Glauk Konjufcën si kandidat për President. Konjufca është emri i vetëm deri tani i propozuar, por, për të shmanguar krizën, duhen të paktën 2 emra kanidatësh. 

Teksa dje pritej që Kuvendi të mblidhej në seancë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njotoi për mediat se zgjedhja e presidentit nuk mund të zhvillohet nëse nuk ka dy kandidatë në garë. Ajo theksoi se seanca duhet të mbahet vetëm kur të jenë propozuar të paktën dy kandidatë nga deputetët, në përputhje me Kushtetutën.

Nëse kjo situatë nuk zgjidhet brenda afatit, Kosova do të përballet me një tjetër ngërç politik. Nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit të ri brenda tri raundeve, vendi do të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill 2026. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur dëshirën për një mandat të dytë, por nuk është përfshirë në propozimin e VV-së. Ajo ka deklaruar se edhe nëse nuk zgjidhet, do të vazhdojë angazhimin e saj politik.

Si funksionon zgjedhja e presidentit:

-Në dy raundet e para të votimit, kandidati duhet të marrë 80 vota nga 120 deputetë;

-Në rast se nuk arrihet kjo shumicë, në raundin e tretë mjaftojnë 61 vota;

Çfarë thotë Kushtetuta?

Kushtetuta, në nenin për zgjedhjen e presidentit, thotë se presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para se të përfundojë mandati i presidentit aktual, që në rrethanat e tanishme është data 5 mars, para se Vjosa Osmani ta mbyllë mandatin e saj më 4 prill. Sipas Kushtetutës, nëse dështon zgjedhja në këto tre raunde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Orët e ardhshme janë vendimtare për të përcaktuar nëse Konjufca do të gëzojë mbështetjen e mjaftueshme parlamentare.

Situata mbetet e tensionuar, pasi nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e nevojshme deri në fund të afatit, sipas Kushtetutës, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare./ZËRI

Poll

MOS HUMB