Bota

'Çdo gjë do mbarojë', Zelenskyy: Putin do të vdesë së shpejti

Prej kohësh është përfolur se Vladimir Putin, 72 vjeç, ka probleme me shëndetin, përfshirë sëmundje të ndryshme të kancerit të parkinsonit.

F.I
'Çdo gjë do mbarojë', Zelenskyy: Putin do të
Volodymyr Zelenskyy dhe Vladimir Putin

UKRAINË-Presidenti ukrainas në një dekkaratë të tijën ka thënë se homologu i tij Vladimir Putin do të vdesë së shpejti. Në një deklaratë shokuese, ai i kërkoi SHBA-së që të vazhdojë t’i bëjë presion Rusisë, pasi fundi është afër.

Ai (Putini) do të vdesë së shpejti dhe ky është një fakt. Kur kjo të ndodhë, çdo gjë do të mbarojë”, tha presidenti ukrainas, shkruan The sun.

Prej kohësh është përfolur se Vladimir Putin, 72 vjeç, ka probleme me shëndetin, përfshirë sëmundje të ndryshme të kancerit të parkinsonit. Inteligjenca ukrainase ka mbështetur pretendimet se Putin nuk është mirë, teksa Volodymyr Zelenskyy ka aluduar më parë për shëndetin e keq të presidentit rus.

Zelenskyy paralajmëroi gjithashtu se Putin “i frikësohet shoqërisë së tij” në Rusi, ndërsa i kërkoi SHBA-së që të mos e lënë atë të dalë nga izolimi. Kremlini e ka mohuar gjithmonë se Putini nuk është mirë, ndërsa 72-vjeçari nga ana e tij ka ndarë shpesh pamje nga aktivitetet e tij të përditshme, duke peshkuar, kalëruar dhe madje duke bërë xhudo./ZËRI

Poll

MOS HUMB