Bota

Drejtori i FBI-së jep dorëheqjen përpara se Donald Trump të marrë drejtimin e SHBA-së

Wray është shprehur se ky vendim i tij, është gjëja e duhur për FBI-në. 

F.I
Drejtori i FBI-së jep dorëheqjen përpara se Donald Trump të
Christopher Wray

SHBA- Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, po planifikon të japë dorëheqjen përpara se Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar 2025, si president i SHBA. Trump, i cili fillimisht emëroi Wray-in pas shkarkimit të drejtorit të mëparshëm të FBI-së, më parë njoftoi se do të nominonte Kash Patel për këtë rol, megjithëse Wray kishte ende tre vjet të mbetur në mandatin e tij 10-vjeçar, shkruan CNN.

Wray është shprehur se ky vendim i tij, është gjëja e duhur për FBI-në. Ndër të tjera, ai është shprehur se kërcënimet janë shtuar, ndërsa thekson se aspekte themeloret të asaj që FBI është, nuk duhet të ndryshojnë kurrë.

“Pas disa javësh mendime, kam vendosur që gjëja e duhur për Zyrën është të shërbejë deri në janar dhe më pas të largohem. Qëllimi im është të qëndroj i fokusuar në misionin tim dhe të bëj punën time të nevojshme në emër të popullit amerikan. Sipas mendimit tim, kjo është gjithashtu mënyra më e mirë për të shmangur tërheqjen e FBI-së në polemika duke forcuar vlerat dhe parimet që janë kaq të rëndësishme për mënyrën se si ne e bëjmë punën tonë,"- u shpreh Wray.

Si drejtori i ardhshëm, Wray u pa nga shumë ligjvënës si një zgjedhje solide për stabilizim, por ai në fund pësoi një fat të ngjashëm si paraardhësi i tij, pasi edhe ai mbikëqyri një FBI që hetoi Trumpin, hetime që rezultuan në dy raste të veçanta federale kundër presidentit të zgjedhur të SHBA-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB