Bota

E paimagjinueshme: Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e Boeing-ut të Air India

247 persona humbën jetën kur aeroplani u rrëzua mbi një konvikt ku po qëndronin studentët e mjekësisë.

k.m.
E paimagjinueshme: Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi
Pamjet

INDI- Një defekt mekanik në sediljen e pilotit gjatë ngritjes dyshohet të jetë shkaku kryesor i rrëzimit të avionit "Boeing 787" të linjës së  fluturimit "Air India". Në këto përfundime ka dalë Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB). Siç thuhet në raport, ndërsa avioni ishte në fazën e ngritjes, sedilja e pilotit rrëshqiti menjëherë prapa për shkak të një defekti në mekanizmin e bllokimit të shinave. Pesha e trupit të tij në mënyrë të pavetëdijshme i tërhoqi levat e shtytjes drejt pozicionit "bosh", duke shkaktuar një ulje të menjëhershme të fuqisë së motorit.

Bashkëpiloti u përpoq t'i kthente levat në vendin e duhur, por nuk mundi për shkak të peshës dhe pozicionit të trupit të pilotit kryesor, i cili po ushtronte presion mbi levat. 

KRONOLOGJIA: 

Korelacioni i të dhënave nga regjistruesi i fluturimit (FDR) dhe kutia e zezë (CVR) regjistron me saktësi sekondat kritike:

• +12'': Fillimi i ngritjes. Sedilja rrëshqet ndjeshëm prapa.
• +15'': Levat tërhiqen prapa. Bashkëpiloti bërtet
• +18'': Kapiteni thërret
• +26'': Bashkëpiloti përpiqet të rivendosë levat. Avioni ka arritur tashmë 214 metra dhe po ndalet.
• +38'': Ndodh përplasja!

Sedilja ishte riparuar vetëm 11 ditë para rrëzimit për shkak të "ngurtësisë" kur pilotët tentonin që të akomodoheshin. Megjithatë, nuk u regjistrua asnjë kontroll për të parë sesi funksiononte pas riparimit.

Faktorë plotësues në rrëzim

Hetimi identifikon gjithashtu kushte të tjera që kontribuan në pamundësinë për të rifituar kontrollin e levave:• Temperatura e ambientit arriti në 43°C, duke kufizuar performancën e motorëve; • Nuk kishte komandë GO-AROUND ose STAB TRIM nga anëtarët e ekuipazhit; levat e shtytjes në Boeing 787 nuk kanë një mekanizëm sigurie.

Për të shmangur që ngjarja të ripërsëritet, raporti paraprak mobilizoi menjëherë autoritetet ndërkombëtare të aviacionit që të ndërmarrin disa veprime:

• FAA dhe EASA lëshuan një urdhër për një inspektim urgjent të të gjitha vendeve të pilotëve në Boeing 787 brenda 72 orëve.
• Air India po ndalon fluturimet për 12 avionë me histori të ngjashme në mirëmbajtjeje.
• Boeing njoftoi një ridizajnim të mekanizmit të bllokimit të sendiljeve dhe një modifikim të forcës së rezistencës në shufrat shtytëse, të cilat do të hyjnë në fuqi në tremujorin e tretë të vitit 2026.

Raporti i plotë teknik mbi aksidentin pritet të publikohet më 30 korrik 2025, ndërsa një konferencë ndërkombëtare mbi sigurinë në kabinën e pilotit është planifikuar për gusht 2025.

Boeing 787-8 i "Air India" u rrëzua vetëm 30 sekonda pas ngritjes. Nga 242 persona që ishin në bord, vetëm një shpëtoi për mrekulli dhe është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB