Bota

E rëndë në Gjermani, nxënësi nga Kosova plagos mësuesen, qëllohet për vdekje nga policia

Si nxënësi ashtu dhe mësuesja raportohet se kanë qenë me origjinë nga Kosova

E.K
E rëndë në Gjermani, nxënësi nga Kosova plagos
I dyshuari u qëllua për vdekje nga policia në një park

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essen të Gjermanisë, ku një nxënës 17-vjeçar nga Kosova, ka qëlluar me thikë mësuesen e tij, në afërsi të parkut të Kolegjit. Më pas ai është ndjekur nga policia, dhe pas refuzimit për t’u dorëzuar është qëlluar për vdekje prej tyre. Ngjarja ka tronditur të gjithë kolegjin, ndërsa sipas BILD, nxënësi u qëllua për vdekje, për shkak të dyshimeve se mund të lëndonte persona të tjerë.  

Sipas mediave gjermane motivet e sulmit nuk dihen ende, ndërsa edhe mësuesja është me origjinë nga Kosova. Ajo është dërguar në spital dhe momentalisht është duke iu nënshtruar një operacioni, jashtë rrezikut për jetën.

“Dyshohet se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Ai iku pas sulmit. Pak pas orës 11:00 të paradites, policia mori një raport për një person të dyshimtë në një park rreth tre kilometra larg shkollës, i cili përputhej me përshkrimin e autorit të krimit. Kur forcat speciale donin ta kontrollonin të dyshuarin, ai dyshohet se vrapoi drejt e në drejtim të oficerëve me një thikë. Më pas, policia dyshohet se e qëlloi”, thuhet mes të tjerave në raportimin e mediave vendase.

Shumë nxënës janë duke u trajtuar për shkak të shokut që kanë përjetuar, pasi kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB