Bota

Tragjedi në Malishevë! Shpërthen bombola e gazit në banesë: Humbin jetën babai dhe 2 fëmijët e mitur

Sipas mediave kosovare, Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta bën me dije se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12-vjeç.

zh.ll
Tragjedi në Malishevë! Shpërthen bombola e gazit në
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë këtë të enjte në Malisheve të Kosovës, ku 3 persona, anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombol gazi në një banesë. Sipas mediave kosovare, Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta bën me dije se viktimat janë një burrë 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12-vjeç.

“Kemi tre viktima: babai 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij të moshës 9 dhe 12 vjeç”, deklaroi Graishta.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në lagjen "Mirëdita" në Malishevë, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Autorietet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie./ZËRI

Poll

MOS HUMB