Aktualitet

E rëndë në Greqi! 9-vjeçarja abuzohet sekusualisht nga njerku shqiptar

Prokuroria greke pretendon se i pandehuri e detyronte të miturën të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe e kërcënonte vazhdimisht, duke i thënë se do t'u bënte keq gjyshes dhe familjarëve të saj nëse tregonte çfarë kishte ndodhur.

M.K.

E rëndë në Greqi! 9-vjeçarja abuzohet sekusualisht nga

GREQI- Një 41-vjeçar shqiptar do të përballet me drejtësinë në Greqi, pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës 9-vjeçare të partneres së tij. Sipas mediave greke akuzuari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëshortes së tij, të cilën ajo e kishte nga martesa e parë.

Sipas autoriteteve, episodet dyshohet se kanë nisur gjatë verës së vitit 2023, kur nëna e së miturës ndodhej në Shqipëri për shkak të shtatzënisë dhe e kishte lënë vajzën nën kujdesin e partnerit. Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se abuzimet kanë vijuar edhe pas rikthimit të nënës, deri në pranverën e vitit 2025.

Prokuroria greke pretendon se i pandehuri e detyronte të miturën të flinte në të njëjtin shtrat me të dhe e kërcënonte vazhdimisht, duke i thënë se do t'u bënte keq gjyshes dhe familjarëve të saj nëse tregonte çfarë kishte ndodhur.

Vajza nuk ia kishte rrëfyer nënës ngjarjet për shkak të frikës dhe presionit psikologjik që ushtronte 41-vjeçari. Rasti u zbulua pas sinjalizimeve të bëra nga persona të tjerë, të cilat sollën në nisjen e hetimeve nga autoritetet.

I akuzuari ka mohuar të gjitha pretendimet, duke i cilësuar ato të pavërteta. Çështja pritet të shqyrtohet në Gjykatën Penale të Larisës gjatë muajit tetor./ZËRI

Poll

MOS HUMB