Bota

E vrau ishi me gurë! Gjendet kufoma e 14-vjeçares në Napoli, e ëma: I dashuri po e kërkonte me ne, përbindësh!

E mitura ishte shpallur e zhdukur që nga 26 maji 2025, ndërsa alarmi ishte dhënë nga prindërit e saj.

k.m.
E vrau ishi me gurë! Gjendet kufoma e 14-vjeçares në Napoli, e
Martina Carbonaro

ITALI- Një vajzë 14-vjeçare, Martina Carbonaro u gjet e vdekur në një ndërtesë të braktisur në Napoli. E mitura ishte shpallur e zhdukur që nga 26 maji 2025, ndërsa alarmi ishte dhënë nga prindërit e saj. Autoritetet dyshuan menjëherë për vrasje, ndaj edhe morën në pyetje ish-të dashurin e saj, i cili, sipas mediave italiane, rrëfeu krimin.

Dyshohet se 19-vjeçari e vrau vajzën e re me një gur dhe më pas e braktisi.

Si ndodhi ngjarja?

E mitura kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje për të shkuar me një shoqe për akullore dhe që atëherë ishte zhdukur. Prindërit e vajzës, pasi raportuan zhdukjen e saj në Polici, bënë edhe apel në rrjetet sociale duke i kërkuar kujdo që kishte informacione për vendndodhjen e vajzës së tyre që të kontaktonin Policinë.

Kontakti i fundit telefonik që e mitura pati me prindërit e saj ishte rreth orës 20:30. Ajo kishte folur me nënën e saj dhe i kishte thënë se do të kthehej së shpejti në banesë, por ora kaloi dhe e mitura nuk u kthye kurë. 

Më në fund, vajza u gjet e vdekur poshtë një dysheku, dy ditë më vonë, në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit "Moccia", në Afragola, provinca e Napolit. Pas zbulimit të trupit të të resë, para gazetarëve të pranishëm para shtëpisë së saj, nëna e viktimës së re tregoi për dhunën e mëparshme që kishte pësuar vajza e saj: Ai  e kishte goditur me shuplakë dhe unë e kuptova se ai mund të ishte i dhunshëm dhe i thashë asaj ‘Martina, a do të vijë dikush të më thotë se ai të vrau?’” Dhe kështu ndodhi. Ai erdhi në shtëpinë time dy javë më parë duke qarë, hëngri në shtëpinë tonë dhe tha se e donte. I thashë asaj 'Martina, nëse nuk e do më, lëre'”. Fqinjët e mi thanë se ishte djalë i mirë. Të dish që doli të ishte një përbindësh. Një përbindësh sepse pas vrasjes Tucci ishte në shtëpinë time. Dua drejtësi për vajzën time dhe burgim të përjetshëm për atë përbindësh. E trajtova si bir. Dhe të mendosh që ai dhe babai i tij morën pjesë gjithashtu në kërkimet për trupin e Martinës. Dëgjova se e kishin futur në një qese plehrash, por si mund ta bësh këtë?. Unë thjesht dua drejtësi!

Ndërsa autori ka rrëfyer krimin. 

"Po, është e vërtetë. Unë e vrava. E godita me një gur,"-rrëfeu Tucci, i cili punonte herë pas here si punëtor ndërtimi, kishte qenë në një lidhje me Martinën për dy vitet e fundit, që kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Çifti ishte ndarë dy javë më parë, me vendim të të miturës.

Sipas hetimit fillestar, Martina u rrah për vdekje me një gur. Më pas, autori i krimit e fshehu trupin e saj të pajetë në një dollap, të cilin e ktheu përmbys dhe e mbuloi me sende dhe dyshekë, si përpjekje për të fshehur krimin e tij. Skena e vendit të ngjarjes, përshkruhet nga Policia si tronditëse.

Martina ishte studente në një shkollë kuzhine dhe ëndërronte të bëhej shefe kuzhine. Ata që e njihnin, flasin për një vajzë të qeshur me ambicie dhe vitalitet, e cila humbi jetën padrejtësisht dhe dhunshëm. Vrasja e saj trondit Italinë dhe rindez debatin rreth dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjes së të miturve nga marrëdhëniet toksike./ZËRI

Poll

MOS HUMB