Bota

Ekzekutohet brenda në gjykatë kreu i bandës famëkeqe kriminale, autori u maskua si avokat

Autori ishte maskuar si një avokat duke u futur në sallë pa kurrfarë pengese.

F.I
Ekzekutohet brenda në gjykatë kreu i bandës famëkeqe
FOTO ILUSTRUESE

SIRI LANKA- Lideri famëkeq i bandës Sanjeeva, Kumar Samararatne është ekzekutuar me armë zjarri brenda gjykatës, në sallën e gjyqit. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Sri Lanka, ndërsa autori ishte maskuar si një avokat duke u futur në sallë pa kurrfarë pengese.

Sipas mediave të huaja, kreu i bandës Sanjeewa Kumara Samararathne ishte shoqëruar në gjykatë për t’u përballur me procedurat ligjore kur u qëllua. Policia thotë se ai ishte i dyshuar për disa raste vrasjesh.

Kreu i bandës, i njohur gjerësisht si Ganemulle Sanjeeëa, kishte qenë në paraburgim që kur u arrestua në shtator 2023. Policia tha se ai ishte shoqëruar në gjykatë të mërkurën nga dhjetëra oficerë policie. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u qëllua, por u konstatua  i vdekur pas mbërritjes.

Personi i armatosur arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u kap nga policia. Ai është identifikuar nga autoritetet dhe mediat lokale, por policia thotë se ka përdorur disa emra. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçare duke premtuar dhe shpërblim për këdo që jep informacion, pasi dyshohet se ajo ka qenë bashkëpunëtore në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB