GREQI- Një organizatë kriminale e përfshirë në raste zjarrvëniesh, vjedhjesh dhe tentativash vrasjesh, si dhe në shkelje të rënda të ligjit për armët dhe eksplozivët, ra në "rrjetat" e Nëndrejtorisë për Ndjekjen Penale të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës të Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar.
Për të shpërbërë organizatën, një operacion i koordinuar policor u krye në orët e para të djeshme, të martën, në zonat e Atikës dhe Kretës, si dhe në një qendër paraburgimi, me pjesëmarrjen e oficerëve të policisë nga Departamenti i Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, Departamenti i Masave Kundër Krimit të Organizuar të Kretës dhe Nëndrejtoria e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Trikalës.
Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë: Dhimitër Meci alias Dimitrios Metsis, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe Fatjon Prendi alias Fatjion Prendi, 39 vjeç nga Lezha, ndërsa një shqiptar i katërt është shpallur në kërkim. Bashkë me ta janë arrestuar edhe tre shtetas grekë, përfshirë edhe një femër. Shqiptarët bashkë me disa shtetas grekë të arrestuar dhe disa në kërkim, janë të përfshirë në atentatin ndaj Lalas, në maj 2025 në Liosia.
Mediat greke raportojnë se sipas hetimeve, në orët e mbrëmjes së 16 majit 2025, anëtarë të organizatës kryen një sulm të armatosur kundër një burri që po udhëtonte me një automjet të blinduar në zonën e Ano Liosisë. Konkretisht, anëtarë të organizatës kriminale, duke udhëtuar me një motoçikletë, iu afruan automjetit të viktimës dhe kryen dy sulme, duke qëlluar me një pushkë luftarake, pa arritur megjithatë qëllimin e tyre, për shkak të blindazhit të automjetit.
Nga autopsia e mëvonshme e kryer në vendin e sulmeve, u mblodhën gjithsej 47 gëzhoja, ndërsa u vërtetua se shënjestra e tyre ishte monitoruar më parë duke përdorur mjete teknike. Më në fund, më 22 korrik 2025, anëtarët e organizatës kriminale vodhën një automjet, mbi të cilin vendosën targa të falsifikuara, me qëllim kryerjen e aktiviteteve të tyre të paligjshme.
Në total, nga hetimet e kryera, u gjetën dhe u sekuestruan:
-5- Pushkë sulmi Kallashnikov,
-5- pistoleta,
-17- karikatorë,
-785- fishekë,
-2- jelekë antiplumb,
-21- fishekzjarrë,
-31,870- euro,
-459.35- gram kokainë,
-6- gram kanabis,
-18- telefona celularë,
-3- automjete,
automjet i vjedhur,
-4- motoçikleta,
-3- helmeta,
-2- shufra metalike të palosshme,
kamë e palosshme, armë elektrike me
elektroshok,
shkop druri,
-2- grushte hekuri,
veshje dhe çantë operative,
këllëf pistolete,
-2- peshore precize,
detektor pajisjesh gjurmimi,
gjurmues GPS, tabletë
bluarës, 2 USB, dokumente bankare dhe të tjera dhe shënime të shkruara me dorë.
Giannis Lalas, një biznesmen grek, por personazh mjaft i njohur në botën e errët të krimit. I përfshirë në ndërmarrje me pika karburanti, Lalas dyshohej për “zhvatje” dhe kontrabandë të lëndës djegëse. Po kështu, ai njihej për grindje të shumta me persona të grupeve kriminale greke.
Përveçse këtyre, Lalas ka pasur precedent penal lidhur me organizimin e vrasjes së një gazetari investigativ grek, Giorgos Karaivaz, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2021. Giannis Lalas dhe vëllai i tij, u arrestua për vrasjen e gazetarit, por për shkak të mungesës së provave ata u liruan. E njëjta gjë vlen dhe për vrasjen e një boksieri grek, Haris Kontogiorgis, në korrik të vitit 2024. Lalas u dyshua si i përfshirë në vrasjen e sportistit, por kjo gjë nuk u provua dot, ndaj dhe u la i lirë sërish.
Por, përveçse pikave të karburantit, duket se Lalas dëshironte të hynte të biznesin e kontrabandës së cigareve, për shkak se pak para se ai të vdiste, kishte nisur marrëdhënie të ngushta me një organizatë kriminale ruse në Greqi, e quajtur “Entik”. Ky grup, është në konflikt me grupet kriminale greke për kontrollin e kontrabandës së cigareve në shtetin fqinjë.
Më 1 nëntor 2025, Giannis Lalas u vra në Arahova, në dhomën e hotelit ku ai qëndronte. Ka qenë një person, i cili ka hyrë në dhomë me forcë dhe ka lëshuar breshëri plumbash ndaj 41-vjeçarit. Në një distancë jo shumë të largët nga hoteli, u gjet dhe një automjet i djegur, që besohet se i përket autorit/eve. Për autoritetet greke, vrasja e tij shihet si “larje hesapesh”, për shkak se Giannis Lalas, kishte informacion të tepërt për botën e krimit në Greqi./ZËRI
