Bota

Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi, dyshohen vrasës me pagesë, kreu njihet si mizor dhe i shumë i rrezikshëm

“Demos” mendohet të ketë pasur dhe rolin kryesor në një nga atentatet e kryera ndaj Lalas

E.K
Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Greqi, dyshohen vrasës
POLICIA GREKE

GREQI- Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin edhe biznesmenin grek Giannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga oficerët e Policisë greke.

Sipas informacioneve që raportohen nga mediat fqinje, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë.

Informacionet tregojnë se atentati ndaj Lalas, në maj 2025 në Liosia, u krye nga katër shqiptarë. Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.

Ai është një nga kriminelët më mizorë dhe të rrezikshëm dhe një hallkë shumë e rëndësishme në të ashtuquajturën Mafia Greke. Më pas, “Demos”, siç njihet në qarqet e krimit të organizuar, qëlloi nga një motoçikletë, dhjetëra herë në Mercedesin e zi në të cilin ndodhej Lalas, por makina e blinduar e shpëtoi. 

Nuk dihet nëse atentati i fundit i bërë ndaj Lalas, që rezultoi e në vdekjen e tij, të ketë lidhje me Demosin, por autoritetet helene nuk mendojnë një gjë të tillë, pasi biznesmeni ka pasur disa “armiq”.

Mes akuzave për vrasjen e një gazetari, boksieri dhe përfshirje në kontrabandë karburanti, kush ishte Giannis Lalas

Giannis Lalas, një biznesmen grek, por personazh mjaft i njohur në botën e errët të krimit.

I përfshirë në ndërmarrje me pika karburanti, Lalas dyshohej për “zhvatje” dhe kontrabandë të lëndës djegëse. Po kështu, ai njihej për grindje të shumta me persona të grupeve kriminale greke.

Përveçse këtyre, Lalas ka pasur precedent penal lidhur me organizimin e vrasjes së një gazetari investigativ grek, Giorgos Karaivaz, ngjarje kjo e ndodhur në prill të vitit 2021. Giannis Lalas dhe vëllai i tij, u arrestuar për vrasjen e gazetarit, por për shkak të mungesës së provave ata u liruan.

E njëjta gjë vlen dhe për vrasjen e një boksieri grek, Haris Kontogiorgis, në korrik të vitit 2024. Lalas u dyshua si i përfshirë në vrasjen e sportistit, por kjo gjë nuk u provua dot, ndaj dhe u la i lirë sërish.

Por, përveçse pikave të karburantit, duket se Lalas dëshironte të hynte të biznesin e kontrabandës së cigareve, për shkak se pak para se ai të vdiste, kishte nisur marrëdhënie të ngushta me një organizatë kriminale ruse në Greqi, e quajtur “Entik”. Ky grup, është në konflikt me grupet kriminale greke për kontrollin e kontrabandës së cigareve në shtetin fqinjë.

Më 1 nëntor 2025, Giannis Lalas u vra në Arahova, në dhomën e hotelit ku ai qëndronte. Ka qenë një person, i cili ka hyrë në dhomë me forcë dhe ka lëshuar breshëri plumbash ndaj 41-vjeçarit.

Në një distancë jo shumë të largët nga hoteli, u gjet dhe një automjet i djegur, që besohet se i përket autorit/eve.

Për autoritetet greke, vrasja e tij shihet si “larje hesapesh”, për shkak se Giannis Lalas, kishte informacion të tepërt për botën e krimit në Greqi.

Poll

MOS HUMB