CALIFORNIA- FBI ka paralajmëruar forcat e rendit në Kaliforni se Irani mund të përpiqet të godasë Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara me dronë, raportoi sot ABC News.
"Ne kemi pasur informacione që nga fillimi i shkurtit 2026 se Irani po planifikonte të niste një sulm surprizë me dronë nga një anije e panjohur pranë brigjeve të SHBA-së kundër objektivave të paspecifikuar në Kaliforni".
“Sulmet do të ishin si shenjë hakmarrje për SHBA-në që kryen operacione ushtarake kundër regjimit Iranian”, raporton ABC News.
"Ne nuk kemi informacione të mëtejshme mbi kohën, metodën, objektivat ose autorët e sulmit të supozuar", theksohej në raport.
Një zëdhënës i zyrës së FBI-së në Los Angeles nuk pranoi të komentonte mbi raportin e ABC News. Më herët sot, Presidenti i SHBA-së Donald Trump u tha gazetarëve se ai "nuk ishte i shqetësuar" për sulme të mundshme të organizuara nga Irani në tokën e SHBA-së./ZËRI