
MAL I ZI- Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviç zbuloi gjatë një konference për mediat detaje tronditëse nga masakra e përgjakshme në Cetinje, ku Aco Martinoviç vrau 12 persona. Shqepanoviç tha se shumica e viktimave ishin anëtarë të familjes së Martinoviçit, kumbarë apo dhe miq të tij. Shënjestra e tij ka qenë Dragana Drashkoviç, e motra e tij, por motivet janë ende të paqarta.
"Autori i ka marrë jetën motrës së tij, me të cilën ka pasur marrëdhënie të mira dhe e ka pritur Vitin e Ri me të dhe me familjen e saj. Po ashtu, ai ka pasur marrëdhënie kumbarie me Martinovicët,"-tha drejtori i Policisë. Shqepanoviç ka deklaruar se gjatë arrestimit të Martinoviçit në nëntor të vitit 2022, oficerët e Drejtorisë së Policisë kanë vërejtur sjellje antisociale dhe e kanë dorëzuar burrin nga Cetinja pranë autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë, por shtuan se ai nuk iu shtrua kurrë në spital. Por vetëm sa i ishte përshkruar terapia që duhet të ndiqte.
Kjo është lista e viktimave të Aco Martinoviçit:
Vukan Vuletiç
Jovan Vuletiç
Mirko Vuletiç
Radovan Martinoviç
Radmila Martinoviç
Millosh Martinoviç
Marko Martinoviç
Radomir Markoviç
Josho Otasheviç
Branislav Mudresa
Dragana Drashkoviç
Zorica Vuletiç
Sa i përket 4 të plagosurve, drejtori i Qendrës Klinike, Aleksandër Radoviç tha se të lënduarit janë në gjendje stabile.
“Ata janë operuar mbrëmë dhe nga sot në mëngjes janë në fazën e zgjimit dhe i është hequr aparati i frymëmarrjes. Gjendja e pacientit të katërt është jashtëzakonisht kritike. Ai ka pësuar lëndim në kokë. Neurokirurgët e kanë operuar deri në orët e para të mëngjesit,”- tha ai.
Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë, në Mal të Zi është shpallur tri ditë zie dhe flamujt janë ulur në gjysmështizë. Pas orë pas ngjarjes, i rrethuar nga Policia, autori Aco Martinoviç kreu vetëvrasje./ZËRI