Bota

Masakra në Cetinje, 12 të vrarë! Autori kishte më shumë objektiva, Policia i gjeti 80 gëzhoja në xhepa

Njësitet speciale të Policisë e pikasën me ndihmën e një kamere termike dhe i bënë disa herë thirrje që të hidhte armën dhe të vetëdorëzohej.

k.m.
Masakra në Cetinje, 12 të vrarë! Autori kishte më shumë
Aco Martinoviç

MALI I ZI- Aco Martinoviç vrau 12 persona dhe më pas qëlloi edhe veten duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda ndonjëherë në vendin fqinj. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë, 10 dhe 13 vjeç, të gjithë janë miqtë më të ngushtë, kumbarët dhe të afërmit e vrasësit. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 4 persona.

Martinoviçi e filloi krimin në një restorant në Velestovë afër Qendrës Sportive. Pas një incidenti mes tij dhe një personi tjetër, ai shkoi në shtëpi për të marrë një armë, u kthye në lokal dhe aty vrau katër persona. Më pas, shkoi dhe në tre vende të tjera duke shtuar numrin e viktimave të tij. Për Policinë e Malit të Zi, motivi është ende i paqartë.

Masakra në Cetinje, 12 të vrarë! Autori kishte më shumë
Pamjet nga vendi i ngjarjes
Masakra në Cetinje, 12 të vrarë! Autori kishte më shumë
Pamjet nga vendi i ngjarjes

Sot, mediat vendase kanë zbuluar se Martinoviç kishte me vete 80 plumba të tjerë nëpër xhepa. 45-vjeçari qëlloi veten me armë zjarri pasi ishte i rrethuar nga Policia. Njësitet speciale të Policisë e pikasën me ndihmën e një kamere termike dhe i bënë disa herë thirrje që të hidhte armën dhe të vetëdorëzohej. Por Martinoviç zgjodhi që t'i jepte fund jetës.

Masakra në Cetinje, 12 të vrarë! Autori kishte më shumë
Pamjet nga vendi i ngjarjes
Masakra në Cetinje, 12 të vrarë! Autori kishte më shumë
Pamjet nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat nga Mali i Zi që shprehin pakënaqësi për mënyrën se si ka vepruar Policia gjatë natës së vrasjes në Cetinje. Sumë qytetarë në rrjetet sociale pyesin se si është e mundur që vrasësi Aco Martinoviç, i cili ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, kishte arritur që të siguronte sërish një armë zjarri. Këto pyetje nuk kanë marrë ende një përgjigje, por qeveria ka lajmëruar se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë për ngjarjen në vend.

Në nder të viktimave, Mali i Zi shpalli tre ditë zie për viktimat. 

Ky është krimi i dytë masiv në Cetinje në dy vjet e gjysmë. Kryeqyteti dhe Mali i Zi ende nuk e kanë marrë veten nga tragjedia e ndodhur më 12 gusht 2022, kur Vuk Boriloviçi vrau 10 persona. Por duket se historia u përsërit, e kësaj here edhe më e rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB