Bota

Fjalimi i Zelenskyt për Vitin e Ri: Populli do mbarimim e luftës, jo të shtetit të Ukrainës

Ai theksoi se Ukraina nuk është e gatshme të pranojë një paqe "me çdo kusht", duke theksuar se ukrainasit dëshirojnë fundin e luftës dhe jo fundin e shtetit ukrainas.

l.k
Fjalimi i Zelenskyt për Vitin e Ri: Populli do mbarimim e luftës, jo
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përmes një fjalimi drejtuar kombit të tij në prag të Vitit të Ri, ka vendosur theksin tek ruajtja e sovranitetit dhe fitorja e popullit të Ukrainës përballë Rusisë.

Në fjalimin e tij, Zelensky u shpreh se 90% është gati një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, ndërsa shtoi se 10% e mbetur do të përcaktojë fatin e Ukrainës dhe të gjithë Evropës. Por ai theksoi se Ukraina nuk është e gatshme të pranojë një paqe "me çdo kusht", duke theksuar se ukrainasit dëshirojnë fundin e luftës dhe jo fundin e shtetit ukrainas.

Në një nga momentet më të rëndësishme të fjalimit, presidenti deklaroi se një tërheqje e Ukrainës nga rajoni i Donbasit do të nënkuptonte fundin e gjithçkaje, duke iu referuar kërkesës të Rusisë për të siguruar kontroll të plotë mbi këtë rajon të rëndësishëm industrial.

"Ne duam fundin e luftës, jo fundin e Ukrainës. A do të thotë kjo se jemi gati të dorëzohemi? Ata që mendojnë kështu janë thellësisht të gabuar. Dhe qartë, për të gjithë këta vite, ata ende nuk e kanë kuptuar se kush janë ukrainasit. Një popull që ka mbajtur qëndrimin për 1,407 ditë të një lufte të plotë. Mjafton ta merrni parasysh këtë numër. Është më shumë se sa periudha e pushtimit nazist të shumë qyteteve tona gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një marrëveshje paqeje është 90% gati. Ata 10% përfshijnë, në fakt, gjithçka. Dhjetë përqindëshin që do të përcaktojë fatin e paqes, fatin e Ukrainës dhe të Evropës. Rusia nuk i përfundon luftërat e saj vetë. Tërhiquni nga Donbasi, dhe gjithçka do të përfundojë. Kështu tingëllon mashtrimi kur përkthehet nga rusishtja. Nënshkrimet mbi marrëveshje të dobëta vetëm ushqejnë luftën."- tha presidenti ukrainas.

Aktualisht, Rusia kontrollon rreth 75% të Donetskut dhe 99% të Luhanskut, dy rajone që së bashku përbëjnë Donbasin. Këto dy rajone kanë qenë një pengesë e madhe në negociatat për paqe, me Rusinë që ka refuzuar të bëjë kompromise për t'u tërhequr nga ky territor./ZËRI

Poll

MOS HUMB