
SERBI- Një skenë e çuditshme është regjistruar në Novi Sad, ku në afërsi të Urës së Lirisë po zhvillohet protesta e studentëve. Tani protestuesit, për t'u shlodhur nga ditë të tëra në "aksion", duket se kanë nevojë për pak masazh. Një person i veshur si "Spiderman" ka marrë një krevat me vete dhe u vjen në ndihmë studentëve dhe të gjithë ata që protestojnë me sa mundet.

"Vetëm masazhi i studentit të shpëton,"-shkruan ai në karton, ndërsa "reklamon" punën e tij.
Para tre muajsh në qytetin e Novi Sad tavani i një stacioni hekurudhor u shemb, ku si pasojë humbën jetën 15 persona. Pas kësaj tragjedie, për tre muaj protestat nuk kanë ndalur në Beograd, pasi qytetarët akuzojnë qeverinë se qëndron pas kësaj, për shkak të korrupsionit që ka “pushtuar” vendin. Protestuesit kërkojnë që përgjegjësit për aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Deri tani nga protestat është tërhequr kryeministri Milosh Vuçeviç, por as kjo lëvizje nuk i ka kënaqur protestuesit./ZËRI