Bota

Hasani flet greqisht në Athinë/ Homologu grek: Ka nënën nga Himara, të "zhdukim" hijet që na kanë tronditur

Gerapetritis tha se "hijet" që kanë tronditur marrëdhëniet greko-shqiptare duhet të zhduken, duke kërkuar gjithmonë marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira.

k.m.
Hasani flet greqisht në Athinë/ Homologu grek: Ka nënën nga
Igli Hasani dhe Giorgos Gerapetritis

ATHINË- Çështjet e minoritetit grek në Shqipëri dhe ato të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe çështjet e sigurisë, ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe ndërlidhjes u diskutuan në takimin mes dy kryediplomatëve grek dhe shqiptar, Giorgos Gerapetritis dhe Igli Hasani. Më shumë lidhur me detajet e takimit ka ndarë ministri i Jashtëm grek, Gerapetritis, i cili tha se "hijet" që kanë tronditur marrëdhëniet greko-shqiptare duhet të zhduken, duke kërkuar gjithmonë marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira.

Ai e përshkroi zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. 

"Kështu lihen pas faktorët e regresionit dhe destabilizimit,"-tha ministri grek. Ai shtoi se Greqia ra dakord për fillimin e marrëdhënieve të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pas vlerësimit të kapitujve të parë të negociatave. Teksa fliste, theksoi edhe origjinën e nënës së kryediplomatit shqiptar. Gerapetritis tha se Hasani është një mundësi e mirë për t'i dhënë një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe.

"Jemi me fat që kemi një njeri të aftë që flet gjuhën tonë për shkak të origjinës së tij greke,"-u shpreh ai, duke theksuar se nëna e Ministrit të Jashtëm shqiptar është me origjinë greke nga Himara.

Nga ana e tij, Hasani i filloi deklaratat e tij në greqisht dhe e falënderoi Gerapetritis për mikpritjen, duke thënë se kjo është vizita e tij e parë zyrtare si Ministër i Punëve të Jashtme, pasi mori detyrën.

MOMENTI KUR HASANI FLET GREQISHT: 

Më pas, duke folur në gjuhën shqipe , ai theksoi se vizita e tij synon t'i japë një shtysë të re dialogut strategjik midis dy vendeve dhe vuri në dukje se u konfirmua angazhimi i përbashkët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe bazuar në interesat strategjike të dy vendeve dhe perspektivën për një Evropë të bashkuar./ZËRI

Marrë nga Kathimerini

Poll

MOS HUMB