Bota

I doli emri në "listën" e Jeffrey Epstein, jep dorëheqjen Lajcak, i dërguari i dialogut Kosovë-Serbi: Nuk jam aq naiv sa të...

Kryeministri Robert Fico (Smer) ka pranuar dorëheqjen e tij, i cili i doli edhe në mbrojtje Lajçak, duke thënë: “Nuk kam parë kaq shumë hipokrizi kohët e fundit".

zh.ll
I doli emri në "listën" e Jeffrey Epstein, jep
Miroslav Lajcak-Jeffrey Epstein

SLLOVAKI- Ish-ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, i cili ka shërbyer edhe si i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë për shkak të komunikimit të tij me pedofilin seksual amerikan, Jeffrey Epstein. 

Kryeministri Robert Fico (Smer) ka pranuar dorëheqjen e tij, i cili i doli edhe në mbrojtje Lajçak, duke thënë: “Nuk kam parë kaq shumë hipokrizi kohët e fundit".

"Titujt në media dhe deklaratat e përfaqësuesve të partive politike janë aq intensive dhe bombastike sikur të flisnim për Presidentin e Republikës Sllovake, ndërsa ai është një nga anëtarët e këshillit këshillimor të Kryeministrit. Miro e ka treguar edhe një herë veten si një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t'i dhënë fund bashkëpunimit, megjithëse të gjithë, jo vetëm unë, po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk lind në familjen e të riut Šimeček, udhëheqësit të opozitës, i cili, me mashtrimet e tij me grante në nivelin sllovak dhe të BE-së, përbën një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa posti i zakonshëm i këshilltarit të Kryeministrit", shkroi Kryeministri Fico në një deklaratë.

Më herët gjatë ditës, Lajcak njoftoi në deklaratën e tij se do t'ia ofronte dorëheqjen vetë kryeministrit. Ai deklaroi gjithashtu se dënonte krimet e financierit të ndjerë amerikan Jeffrey Epstein. Lajcakk theksoi se nëse do ta kishte ditur shkallën e plotë të veprimeve të Epstein në të kaluarën, nuk do të kishte pasur komunikim me të. Ai deklaroi gjithashtu se nuk mund të konfirmonte vërtetësinë e raporteve që u botuan, pasi nuk mbante mend komunikim të ngjashëm pas një periudhe të konsiderueshme kohore.

"Fjalët dhe veprimet janë dy gjëra të ndryshme. Megjithatë, nga perspektiva e sotme, veprimet individuale vlerësohen ndryshe, dhe madje edhe çdo bisedë normalisht e parëndësishme vlerësohet në një kontekst tjetër", deklaroi Lajcak. 

Sipas tij, asgjë në raportet e publikuara nuk e sugjeron këtë. "Jam i gatshëm ta konfirmoj këtë pretendim në çfarëdo mënyre. Si diplomat profesionist, nuk jam aq naiv sa të kryej ndonjë veprim që mund të çojë në diskreditimin tim", deklaroi Lajcak.

Opozita dhe partneri i koalicionit SNS kishin kërkuar largimin e Lajcak nga pozita e këshilltarit. Ai ka deklaruar se do të diskutojë personalisht me kryeministrin për dorëheqjen, për të shmangur që Fico të përballet me pasoja politike për diçka që nuk ka lidhje me vendimet e tij.

Pas marrjes së detyrës nga Trump në shkurt 2025, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI publikuan fazën e parë të “dosjeve të deklasifikuara të Epstein”. Në dokumentet e publikuara prej 341 faqesh përfshihen regjistrat e fluturimeve me avionin privat të Epstein dhe një version i redaktuar i “librit të zi” të kontakteve të tij, ku përmenden edhe dhjetëra figura të njohura si Donald Trump, Princ Andreë, ish-Presidenti Bill Clinton dhe këngëtari Michael Jackson. Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar zyrtisht për ndonjë krim të lidhur me Epstein./ZËRI

Poll

MOS HUMB