
IRAN- Irani ka deklaruar se nuk ka "vija të kuqe" kur bëhet fjalë për mbrojtjen e popullit dhe interesave të tij, ndërsa rajoni i Lindjes së Mesme po përgatitet për një sulm të mundshëm nga Izraeli, pas sulmit me raketa të Teheranit. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e bëri të qartë këtë mesazh ditën e sotme.
Në të njëjtën kohë, Irani dënoi sanksionet e reja të SHBA-së ndaj sektorit të naftës së vendit, duke i quajtur ato "të paligjshme dhe të pajustifikueshme". Sanksionet u vendosën pas sulmit iranian ndaj Izraelit më 1 tetor. Sipas Teheranit, sanksionet synojnë të rrisin presionet ekonomike ndaj Iranit dhe të kufizojnë aftësitë e tij për të destabilizuar rajonin.
Sipas postimit të tij, Irani mbrojti sulmin e tij ndaj Izraelit dhe kritikoi sanksionet, duke i konsideruar ato një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon. SHBA ka shënjestruar rreth 20 kompani dhe anije që akuzohen për transportimin e naftës iraniane, duke theksuar se synon të dobësojë kapacitetet financiare të Iranit për të kryer sulme./ ZËRI