Bota

Irani mbyll Hormuzin: Do jetë nën kontroll të rreptë të forcave të armatosura

Kjo do të vazhdojë për aq kohë sa do të ishte në fuqi bllokada amerikane.

F.I
Irani mbyll Hormuzin: Do jetë nën kontroll të rreptë të
FOTO ILUSTRUESE

IRAN-Irani ka thënë se ka rivendosur kufizimet e mëparshme në Ngushticën e Hormuzit pas refuzimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të hequr bllokadën ndaj Iranit.

Komanda e përbashkët ushtarake e vendit tha se “kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është rikthyer në gjendjen e mëparshme... nën menaxhim dhe kontroll të rreptë të forcave të armatosura”, duke shtuar se kjo do të vazhdonte për aq kohë sa do të ishte në fuqi bllokada amerikane.

Fillimisht, Irani kishte dhënë paralajmërimet e veta, me kryetarin e parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili kishte shkruar në X: "Me vazhdimin e bllokadës, Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur. Ajo që ata e quajnë bllokadë detare do të përballet patjetër me një përgjigje të përshtatshme nga Irani."

Poll

MOS HUMB