Bota

Irani paralajmëron sulme ndaj universiteteve amerikane në Lindjen e Mesme

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ismail Bakaei, deklaroi në mediat iraniane se sulmet amerikano-izraelite kanë për qëllim paralizimin e bazave shkencore iraniane,

l.k
Irani paralajmëron sulme ndaj universiteteve amerikane në Lindjen e
Foto ilustruese

IRAN- Garda Revolucionare iraniane ka njoftuar se synon të sulmojë dy universitete amerikane në Lindjen e Mesmesi si hakmarrje për sulmin ndaj Universitetit Iranian të Shkencës dhe Teknologjisë në Teheran.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Ismail Bakaei, deklaroi në mediat iraniane se sulmet amerikano-izraelite kanë për qëllim paralizimin e bazave shkencore iraniane, duke iu referuar sulmeve të fundit.

“Universiteti i Teknologjisë Isfahan dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Teheran janë vetëm dy nga universitetet dhe qendrat e shumta kërkimore që janë sulmuar qëllimisht gjatë 30 ditëve të fundit të luftës së paligjshme kundër kombit iranian.

Në fakt, agresioni amerikano-izraelit kundër Iranit po zbulon qëllimin e tij të vërtetë: të paralizojë bazat shkencore dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë, duke synuar sistematikisht universitetet, qendrat kërkimore, monumentet historike dhe shkencëtarët e shquar”, u shpreh ai.

Ky kërcënim rrit tensionet në rajon, duke zgjeruar sulmet nga objektivat ushtarake tek institucionet arsimore dhe duke rritur shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme./ZËRI

Poll

MOS HUMB