Bota

Izraeli ngre alarmin: Irani kërkon të lëshojë raketat mbi Paris, Londër e Berlin

Deklarata duket se i referohet dy raketave të lëshuara drejt bazës së përbashkët SHBA–MB në Diego Garcia. Asnjëra prej raketave nuk e goditi objektivin.

f.g
Izraeli ngre alarmin: Irani kërkon të lëshojë raketat mbi
Foto ilustrim

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë komentuar mbi lëshimin nga Irani të një rakete me rreze të gjatë veprimi, e aftë të godasë një objektiv deri në 4,000 km larg.

Deklarata duket se i referohet dy raketave të lëshuara drejt bazës së përbashkët SHBA–MB në Diego Garcia. Asnjëra prej raketave nuk e goditi objektivin.

“Gjatë Operacionit Rising Lion në qershor 2025, IDF zbuloi se regjimi iranian ka synime të zhvillojë raketa me rreze prej 4,000 km, të cilat përbëjnë rrezik për dhjetëra vende në Evropë, Azi dhe Afrikë.

“Regjimi iranian e mohoi këtë. Ne e kemi thënë: regjimi terrorist iranian përbën një kërcënim global. Tani, me raketa që mund të arrijnë në Londër, Paris apo Berlin,” thuhet në një postim të ushtrisë izraelite në X.

Korrespondenti i mbrojtjes i BBC-së, Jonathan Beale, më herët vuri në dukje se ende ka dyshime për aftësinë e Iranit për të goditur Diego Garcia-n, dhe nuk ka ende prova përfundimtare që Irani ka raketa të afta të arrijnë aq larg./ZËRI

Poll

MOS HUMB