Bota

"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për ty"! Publikohen MESAZHET me Epstein që 'shkatërruan' karrierën e Lajcak: S'më njeh në veprim...(FOTO)

Bëhet fjalë për disa mesazhe në vitin 2018, kur Lajcak në atë kohë, ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe kishte shkëmbyer mesazhe që sot, kanë ngjallur reagime dhe pasoja politike për të. 

zh.ll
"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për
foto ilustrim: Lajcak-epstein dhe bisedat e publikuara

SLLOVAKI- Dosjet e zbuluara së fundmi të qeverisë amerikane mbi Jeffrey Epstein kanë shkaktuar dorëheqjen e zyrtarit të lartë në Sllovaki, Miroslav Lajcak. Mbi 3 milionë faqe të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përmbajnë edhe komunikime midis Lajcak dhe Epstein. Bëhet fjalë për disa mesazhe në vitin 2018, kur Lajcak në atë kohë, ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe kishte shkëmbyer mesazhe që sot, kanë ngjallur reagime dhe pasoja politike për të. 

Në një reagim të Lajcak, pasi deklaroi dorëheqjen e tij, tha se mesazhet që kishte shkëmbyer ishin të shkurtra dhe pa përmbajtje serioze, duke sqaruar se nuk ishte përfshirë në asnjë veprim të paligjshëm. 

Por, në bisedat tashmë të bëra publike, rezulton se biseda mes tyre nuk ishte as politike, e as diplomatike. Përkundrazi, biseda me fokus (vajza, marrëdhënie me vajza të reja dhe gra). Në mesazhe, duke qartë kur Epstein i ofron Lajcakut disa gra dhe 'motrat e tyre'. Madje, bëjnë komente për bukurinë, moshën e vajzave dhe origjinën. 

Përmbledhje e bisedave:

E: Po mësoj gjuhën tënde

L: Nuk ka asnjë vajzë pranë meje tani. Shumë sy po më shikojnë

E: Mund t'i kesh të dyja, nuk jam posesiv. Dhe motrat e tyre

E: Pa shaka, motrat e tyre po notojnë të dyja në pishinë

L: Kjo nuk është e drejtë

E: Edhe pse të gjitha janë nën 30 vjeç. Pra, ndoshta shumë të reja për ty. Ose duhet të them nën 50 vjeç

L: Mos u sill keq. Nuk më njeh në veprim

"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për

 

"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për"Janë nën 30-vjeç, shumë të reja për

Këta janë disa nga bisedat e bëra publike, të cilat ndryshe nga ç'kishte deklararuar Lajcak më herët. Sipas tij, nuk kishte komunikur kurrë për gratë me Epstein, por në fakt, rezulton e kundërta. Madje, në disa prej bisedave, diskutohet edhe për moshën, ku Epsetein e ironizon duke i thënë se 'janë shumë të reja për ty', ndërsa diplomati sllovak i thotë se 'nuk e di si është në ato punë'. 

Kryeministri i Sllovakisë pranoi të shtunën dorëheqjen e një zyrtari, Miroslav Lajcak, i cili dikur kishte pasur një mandat njëvjeçar si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Lajcak nuk u akuzua për shkelje, por la pozicionin e tij pasi fotot dhe emailet zbuluan se ai ishte takuar me Epstein në vitet pasi Epstein u lirua nga burgu./ZËRI

Poll

MOS HUMB