IZRAEL- Presidenti Amerikan Donald Trump është pritur me duartrokitje në parlamentin e Izraelit, ndërsa vizite e tij vjen në një moment historik të arritjes së armëpushimit në Gaza. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se dita e sotme do të gdhendet në historinë e popullit izraelit, si një ndër më të rëndësishmet, duke iu referuar lirimit të 20 pengjeve të gjalla, veprim ky që u bë i mundur falë angazhimit të liderit amerikan dhe planit të tij për paqe.
Në një parlament të mbushur plot e përplot që herë pas here çohej në këmbë me ovacione, Netanjahu nuk i ndali për asnjë moment lavdet ndaj Donald Trump, lidershipi i të cilit sipas tij çoi në fundin e luftës dhe kthimin e pengjeve në shtëpi.
"Sa gjatë kemi pritur për këtë moment. Dua t'ju falënderoj personalisht në emër të të gjithë kombit."
“Donald Trump është miku më i madh që Shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Netanyahu, një deklaratë që u shoqërua me brohoritje “Trump” në sallë.
Netanyahu e përshkroi propozimin e paqes të Trump si një hap "të rëndësishëm" drejt paqes, duke shtuar: "Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj paqeje, ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj paqeje dhe së bashku do ta arrijmë këtë paqe."
“Vizita juaj e parë e juaja, në Jerusalem. Ju falënderojmë presidenti Trump. Kam shumë arsye të tjera për t’ju falënderuar, përfshirë dhe vizitën tuaj këtu. Ju falënderojmë që jeni ngritur kundër deklaratave dhe armiqësisë, OKB-së. Faleminderit që keni njohur të territorit ku ne jetojmë aktualisht Izraelit.
Faleminderit që u tërhoqe nga marrëveshja katastrofike nukleare e Iranit. Faleminderit që keni mbështetur dhe vendimet e tua të guximshme. Pritet një operacion ushtarak pas mesnate. Donald Trump është miku më i madh që shteti izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë president amerikan nuk ka bërë kaq shumë për Izraelit. Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë për lidershipin tuaj. Një propozim që kthen të gjithë pengjet tona në shtëpi. Një propozim që i jep fund luftës, duke arritur të gjitha objektivat tona. Propozim që i hap dyert, paqes në rajon dhe përtej.
Ju jeni i angazhuar për këtë paqe dhe unë jam angazhuar për këtë paqe dhe do ta arrijmë këtë paqe së bashku. Në vitin 2022 ju i thatë botës “Mos harroni tetorin”. Ne kujtojmë terroristët e Hamasit që ju futën në territoret e Izraeli duke vrarë në gjakftohtësi dhe qytetarët tanë. Familje të tëra që u dogjën të gjalla dhe nuk harrojmë izraelitët që morën pjesë në festivalin e tetorit 2022”, u shpreh kryeministri izraelit. /ZËRI