
SHBA- Autoritetet e drejtësisë në Amerikë janë duke hetuar për të gjetur burimin e disa mesazheve me tekste raciste që iu është dërguar njerëzve me ngjyrë në të gjithë vendin. Në mesazhet e marra, qytetarët u ankuan se atyre iu ishin bërë komente duke iu referuar skllavërisë dhe se janë përzgjedhur për të mbledhur pambuk në plantacionin më të afërt.
"Përshëndetje Monet M. Ju jeni përzgjedhur për të mbledhur pambuk në plantacionin më të afërt. Bëhuni gati në 12 FIKS së bashku me valixhet e tua. Skllavët tonë të përzgjedhur do të vijnë të të marrin në një Furgon Të Kaftë. Përgatitu t'i nënshtrohesh një kontrolli sapo të mbërrish. Ju do të punoni në Plantacionin nr.5", shkruhet në mesazh.
Pothuajse të gjithë njerëzit me ngjyrë në Amerikë, fëmijë, studentë dhe profesionistë në prag të zgjedhjeve presidenciale kanë marrë mesazhe të mbushura me urrejtje. Shumë ankesa janë drejtuar autoriteteve në Amerikë, ku njerëzit janë shprehur se ndjehen të kërcënuar për jetën, pasi personat që iu kanë dërguar mesazhe kanë të dhënat e tyre janë në dijeni të racës dhe komunitetit që ata i përkasin. Këto mesazhe janë dërguar qytetarëve në të gjitha Shtetet e Amerikës.
Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar për implikime të mundshme më të gjera, ndërsa prokurorët e përgjithshëm po dënojnë mesazhet dhe po zotohen të çrrënjosin dërguesit e tyre.
“Realiteti fatkeq i zgjedhjes së një presidenti i cili, historikisht, ka përqafuar dhe ndonjëherë ka inkurajuar urrejtjen, po shpaloset para syve tanë. Këto mesazhe përfaqësojnë një rritje alarmante të retorikës së urrejtjes nga grupet raciste në të gjithë vendin, të cilët tani ndihen të guximshëm për të përhapur frikë që shumë prej nesh po ndiejnë pas rezultateve të zgjedhjeve të së martës”, tha prokurori Derrick Johnson.
“Fushata presidenciale e Donald Trump nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto mesazhe me tekst”, tha zëdhënësja e ekipit të Trump, Karoline Leavitt.
Studentët nga të paktën tre Kolegje dhe Universiteti Hampton në Hampton, Virxhinia, Universiteti Fisk në Nashville, Tenesi dhe Universiteti Claflin në Orangeburg, Karolina e Jugut, kanë raportuar se kanë marrë mesazhet me tekst, sipas deklaratave nga universitetet. Zyra e Zbatimit e Komisionit Federal të Komunikimeve po heton tekstet, njoftoi kryetarja Jessica Rosenworcel.
“Këto mesazhe janë të papranueshme. Ne e marrim këtë lloj shënjestrimi shumë seriozisht”, tha Rosenworcel.
FBI tha se është në dijeni të mesazheve fyese dhe raciste të dërguara individëve në mbarë vendin dhe është në kontakt me Departamentin e Drejtësisë dhe autoritetet e tjera federale për këtë çështje, sipas një deklarate të enjten. /ZËRI