Bota

Kina vendos “tarifa hakmarrëse” ndaj SHBA, Trump: E kapi paniku!

Pekini reagoi ashpër ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën, si pjesë e asaj që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, duke shkaktuar kaos në tregjet globale.

I.F
Kina vendos “tarifa hakmarrëse” ndaj SHBA, Trump: E kapi
Xi Jinping dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar pasi Kina iu përgjigj me tarifa hakmarrëse Amerikës. Trump e quajti këtë një lëvizje të gabuar, dhe se homologun e tij kinez, Xi Jinping e ka kapur paniku.

“Lëvizja e Kinës ishte e gabuar, e kapi paniku”, Trump, duke komentuar tarifat e vendosura sot nga vendi aziatik.

Pekini reagoi ashpër ndaj tarifave të reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën, si pjesë e asaj që ai e quajti “Dita e Çlirimit”, duke shkaktuar kaos në tregjet globale.

Kina ka vendosur tarifa prej 34% për të gjitha importet e mallrave nga SHBA, duke filluar nga 10 prilli, pra po aq sa tarifat reciproke, që SHBA vendosi dje në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Autoritetet kineze gjithashtu njoftuan se do të vendosin kufizime për eksportin e shtatë llojeve të elementeve të rralla. Po ashtu, do të fillojnë një hetim antidamping për pajisjet mjekësore të radiografisë CT që importohen nga SHBA dhe India, ndërsa do të ndalojnë importet e produkteve të shpendëve nga dy kompani amerikane.

Për më tepër, Pekini shton se 11 kompani amerikane të industrisë mbrojtëse në listën e enteve të pasiguruara dhe do të vendosë kontrollime eksporti për 16 kompani amerikane. Lëvizja e Pekinit erdhi pas njoftimit të Trumpit, i cili shpalli se do të vendosë tarifa 34% për të gjitha importet e mallrave kineze, përveç taksës horizontale 20% që presidenti amerikan ka vendosur këtë vit, duke e rritur ngarkesën totale në 54%, një veprim që mund të ndikojë ndjeshëm në eksportet kineze në SHBA./ZËRI

Poll

MOS HUMB