Bota

Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane

Kurti deklaroi se ky vendim hyn në fuqi mejëherë dhe do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

zh.ll
Kosova heq tarifën 10% ndaj produkteve amerikane
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës në deyrë, Albin Kurti, njoftoi këtë të premte heqjen e taksës 10% për mallrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kurti deklaroi se ky vendim hyn në fuqi mejëherë dhe do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

“Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, deklaroi Kurti në hapje të mbledhjes së Qeverisë.

Më herët, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kishte kërkuar me 10 prill që kjo tarifë prej 10% të largohet, vendim i cili u mor sot./ZËRI

Poll

MOS HUMB