Bota

Kyriakos Mitsotakis: Do e mbështesim Shqipërinë në BE

Gjatë intervistës së tij, ku edhe ka folur për shumë çështje ka komentuar edhe rastin e Fredi Belerit, duke nënkuptuar marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe marrëveshjen e Prespës, me Maqedoninë e Veriut. 

k.m.
Kyriakos Mitsotakis: Do e mbështesim Shqipërinë në BE
Kyriakos Mitsotakis

ATHINË- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për "Ant1" ka deklaruar se do të rikandidojë në 2027 për të qenë sërish në krye të qeverisë. Gjatë intervistës së tij, ku edhe ka folur për shumë çështje ka komentuar edhe rastin e Fredi Belerit, duke nënkuptuar marrëdhëniet me Shqipërinë, por edhe marrëveshjen e Prespës, me Maqedoninë e Veriut. 

Për rastin e Fredi Belerit, ai tha se marrëdhëniet me Shqipërinë kanë përjetuar trazira, por shtoi se Greqia ka shumë arsye se përse do ta mbështesë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

“Greqia ka çdo arsye për të mbështetur Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE. Por vendi duhet të zbatojë të gjitha pikat për të cilat është angazhuar. Megjithatë se Greqia ka fuqi të fortë negociuese,"-tha Mitsotakis.

Lidhur me çështjen e Marrëveshjes së Prespës, Kyriakos Mitsotakis tha se “po ecim në drejtimin e duhur”, duke shtuar se Maqedonia e Veriut do të kuptojë se nuk është në interesin e saj të qëndrojë në çështjet që ndryshojnë marrëveshjen.

Shqipëria dhe debati për Fredi Belerin

Më 11 maj, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, Beleri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në fushatë u arrestuan nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me akuzën e blerjes së votave. Arrestimi i tij solli një sërë përplasjes mes Athinës zyrtare dhe Tiranës. Pala greke pretendonte se po cënoheshin të drejtat e minoritetit dhe kërkonin lirimin e Belerit për të bërë betimin pasi edhe pse në burg kishte fituar zgjedhjet në Himarë. Madje pretendonin se në të kundërt do të pengonin rrugën e Shqipërisë në BE. Por për këtë çështje duket se sot kanë ndryshuar qëndrim dhe do ta mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bruksel. Pas shumë kërkesash për të bërë betimin, Beleri nuk u la të dilte nga qelia, por në ato kushte, fitoi të drejtën për t'u bërë eurodeputet i partisë së Mitsotakis, Nea Demokracia. Ai u lirua pas afro 16 muaj në qeli, më 2 shtator dhe tashmë kryen detyrën e tij të re./ZËRI

Poll

MOS HUMB