FRANCË- Katërmbëdhjetë orë pasi shpalli përbërjen e qeverisë së tij, Sébastien Lecornu i paraqiti dorëheqjen Emmanuel Macron të hënën, i cili e pranoi atë. Në një fjalim të shkurtër të hënën në mëngjes, kryeministri në dorëheqje deklaroi se "nuk plotësoheshin më kushtet" që ai të qëndronte në Matignon, duke shënuar rekord historik për vendin
Pas gati katër javësh negociatash, të dielën u zbulua struktura e ekipit të ri qeveritar. U emëruan tetëmbëdhjetë ministra, 11 prej të cilëve u riemëruan. Por kjo qeveri u kërcënua shpejt me kritika nga opozita. Edhe republikanët e denoncuan përbërjen e saj, e cila "nuk pasqyron ndërprerjen e premtuar".
Përpara se të largohej nga Matignon, Sébastien Lecornu u ngarkua nga Emmanuel Macron me detyrën e drejtimit të negociatave përfundimtare deri të mërkurën. Në rast dështimi, kreu i shtetit siguroi se do të "merrte përgjegjësi".
Shefi i Elizesë i dha dy ditë kohë ish-ministrit të Mbrojtjes të bisedojë me partnerët e koalicionit qeverisës dhe të formojë kabinetin e ri.
Lecornus bëhet kryeministri që ka qëndruar më së paku në krye të ekzekutivit në Francën moderne, pasi dha dorëheqje 27 ditë pas emërimit. Dorëheqja e Lecornut e thellon krizën politike që ka mbërthyer Francën për më shumë se një vit, pas zgjedhjeve të verës së vitit 2024, të thirrura nga presidenti Macron, të cilat përfunduan me një Parlament të bllokuar./ZËRI