Bota

Masakra në Cetinje! Studentët dhe qytetarët e Malit të Zi në protestë

Ata vazhdimisht kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe bllokada derisa të plotësohen kërkesat e tyre

F.I
Masakra në Cetinje! Studentët dhe qytetarët e Malit të Zi
PAMJE NGA PROTESTA

MALI I ZI- Grupi i studentëve "Kah nesër"(Kamo sutra) vijon protestat e përditshme me bllokimin e rrugëve në Podgoricë dhe qytete tjera, duke kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesëve të sigurisë pas ngjarjes në Cetinje, në të cilën u vranë 13 persona dhe u plagosën tre të tjerë. Ata vazhdimisht kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe bllokada derisa të plotësohen kërkesat e tyre për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Danilo Sharanoviç dhe zëvendëskryeministres për Siguri dhe Mbrojtje Aleksa Beçiç, shkruan vijesti.

Masakra në Cetinje! Studentët dhe qytetarët e Malit të Zi
PAMJE NGA PROTESTA
Masakra në Cetinje! Studentët dhe qytetarët e Malit të Zi
PAMJE NGA PROTESTA
Masakra në Cetinje! Studentët dhe qytetarët e Malit të Zi
PAMJE NGA PROTESTA

Kryeministri Milojko Spajiç, në përgjigje të kërkesave të grupit “Kamo Sutra”, tha se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë subjekt i ndryshimeve, pas një vlerësimi të punës së tyre dhe një analize të detajuar të performancës së tyre.

"Ne seriozisht i marrim të gjitha kërkesat e studentëve. Unë i kam ftuar në bisedime organizatorët e protestave, të cilët ata i refuzuan. Dorëhqjet e kërkuara më tepër janë akt moral i personave në fjalë dhe kjo gjë s'ka të bëjë me qeverinë malazeze”, tha kryeministri Spajiç.

Masakra në Cetinje

Nga sulmi i armatosur i Aco Martinoviç, mbetën 12 të vdekur dhe 4 të plagosur. Martinoviçi e filloi krimin në një restorant në Velestovë afër Qendrës Sportive. Pas një incidenti mes tij dhe një personi tjetër, ai shkoi në shtëpi për të marrë një armë, u kthye në lokal dhe aty vrau katër persona. Më pas, shkoi dhe në tre vende të tjera duke shtuar numrin e viktimave të tij. Për Policinë e Malit të Zi, motivi është ende i paqartë. 45-vjeçari më pas qëlloi veten me armë zjarri pasi ishte i rrethuar nga Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB