
TIRANË- Një rrjet mashtrimi është zbuluar nga agjensitë e huaja ligjzbatuese. Mashtrimi ishte kamufluar pas vajzave të bukura që u shfaqeshin përdoruesëve në internet. Të gjithë viktimat, të “uritur” për romancë dhe pak dashuri, i kishin "besuar" internetit për t'u njohur dhe takuar me vajza të reja. Një rast i tillë është 'mashtrimi' është zbuluar në Azi, ku mashtruesit 'peshkuan' dhjetra burra dhe i bënin të besonin se kishin rënë në dashuri me ta.
Në të vërtetë ata kishin rënë viktimë e një skeme mashtrimi që në total u kushtoi më shumë se 46 milionë euro. Policia ka njoftuar arrestimin e 27 anëtarëve të këtij rrjeti mashtrimi me shtrirje nga Tajvani në Singapor dhe madje deri në Indi.
21 burra dhe 6 gra, nga mosha 21-34 vjeç, të gjithë të arsimuar në shkollat e mediave dixhitale dhe teknologjisë, kishin krijuar një platformë të rreme kriptomonedhash. Viktimat, i kontaktonin me një mesazh, në të cilin dërguesi - duke u paraqitur si një grua tërheqëse, por më pas i shkruanin se kishin kontaktuar numrin e gabuar. Por biseda nuk ndalonte me aq! Mashtruesit flirtonin dhe i bënin viktimat të besonin se kishin krijuar një marrëdhënie me personin që flisnin. Madje, në disa biseda planifikonin një të ardhme së bashku.
Ekipi ishte shumë i organizuar, i ndarë në departamente përgjegjëse për faza të ndryshme të mashtrimit. Ata madje përdornin një manual trajnimi për t'i mësuar anëtarët se si të përfitonin nga "ndershmëria dhe emocionet" e viktimave të tyre. Në "manual" përcaktohej qartë se mashtruesit duhet të kuptonin botën e viktimave të tyre dhe të përshtateshin me ta, më pas të shpiknin probleme të ndryshme, sëmundje apo biznese të dështuara dhe në fund duhet të krijonin një gënjeshtër të bukur. Mund të ishte çfarëdo, një plan për udhëtim, apo investime në faqen e tyre për kriptomonedha. Qëllimi ishte që viktima të investonte para.
Përfitimi total që mashtruesit morën nga qindra viktimat e tyre në vende të ndryshme aziatike kap shumën marramendëse prej 46 milionë eurosh. Në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi më shumë se 100 telefona celularë, afro 24,000 euro "cash" dhe ora luksoze.
Çfarë janë deepfakes?
Deepfakes janë video, audio ose përmbajtje të tjera që edhe pse false sepse janë krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, duken shumë realiste. Kjo teknologji po përvetësohet gjithnjë e më shumë nga mashtruesit duke krijuar një industri të paligjshme shumë miliarda euro. Mashtruesit marrin fotografi të rreme në internet dhe kalojnë muaj të tërë përgatitje për të mësuar sesi të joshin viktimat e tyre. Këto grupe zakonisht drejtohen nga bandat kineze të Azia Juglindore. Hong Kongu relativisht i pasur dhe është një objektiv ideal për mashtruesit, të cilët kanë vënë në alarm autoritetet e vendit. Në fillim të këtij viti, një kompani industriale shumëkombëshe britanike në Hong Kong humbi 23 milionë euro pasi një punonjës ra viktimë e mashtruesve që përdorën teknologjinë e falsifikimit për të imituar CFO e kompanisë dhe anëtarë të tjerë të stafit./ZËRI