Bota

TMERRI- Tërmet në Turqi, shemben disa pallate, s'ka viktima! Spikerja ndjen "live" lëkundjet: O zot!

Sapo kanë ndjerë lëkundjet, qytetarët janë panikosur dhe kanë dalë të trembur në rrugë. Por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet se ka viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale. 

k.m.
TMERRI- Tërmet në Turqi, shemben disa pallate, s'ka viktima!
Pamje nga Turqia

ANKARA- Turqia është tronditur sërish sot nga një tërmet i fuqishëm. Sipas raportimeve të mediave turke, lëkundjet sizmike ishin të magnitudës 5.9 ballë, me epiqendër në zonën e Malatya, Turqia lindore. Sapo kanë ndjerë lëkundjet, qytetarët janë panikosur dhe kanë dalë të trembur në rrugë. Por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet se ka viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale. 

Një spikere lajmesh përjetoi "live" momentet e lëkundjeve. Pamjet e saj janë bërë virale në rrjetet sociale.

“O zot, vazhdon akoma, djema…,”-por edhe pse në panik, nuk lëviz nga karrigia e saj. Përveç saj, "live" në momentin kur u regjistruan lëkundjet ishte edhe kryetari i Bashkisë Metropolitane të Şanliurfas, Mehmet Kasım Gülpına. Ai po jepte një konferencë për shtyp lidhur me një projekt. Për shkak të tërmetit, kryebashkiaku Mehmet Kasım Gülpınar ndërpreu mbledhjen dhe shkoi në terren për të parë dëmet që ishin shkaktuar.

TMERRI- Tërmet në Turqi, shemben disa pallate, s'ka viktima!
Pamje nga Turqia

Sa i përket raportimeve zyrtare, ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya tha se ishin shembur 3 ndërtesa, 1 në Malatya, 1 në Şanlıurfa, 1 në Elaziğ. Në të tre këto qytete është pezulluar mësimi, në rast se do të ketë një lëkundje të dytë, më të madhe se ajo e para.

PAMJET NGA LËKUNDJET:



Po ashtu, kryetari i Bashkisë së Malatya Kale, aty ku ishte epiqendra e tërmetit İhsan Özbay, dha detaje lidhur me bilancet. 

TMERRI- Tërmet në Turqi, shemben disa pallate, s'ka viktima!
Pamje nga Turqia

“Kontrolluam në çdo lagje. Doli lajmi se u shemb 1 pallat. 1 shtetas është plagosur lehtë. Nuk ka humbje jete. Në suva ka të çara, përveç kësaj nuk ka asnjë të rëndë,"-tha ai për mediat turke.

Tërmeti i sotëm i ka kujtuar qytetarëve turk tmerrin e 6 shkurtit të vitit 2023, kur nga lëkundjet e tokës në kufirin turko-sirian humbën jetën mbi 4200 persona, ndërsa mbi 18000 të tjerë u plagosën./ZËRI

Poll

MOS HUMB