Bota

'Mbreti' i kriptomonedhave gjendet i pajetë në qeli- Si Faruk Ozer u arratis nga Turqia në Shqipëri me 2 mld $

Ozer, i cili u kap në Shqipëri në vitin 2023 dhe u ekstradua në Turqi, i njohur si personi që krijoi bankomatin e parë të kriptomonedhës në vend, sot është gjetur i varur në tualetin e bugut.

F.I
'Mbreti' i kriptomonedhave gjendet i pajetë në qeli- Si
Faruk Fatih Ozer

TURQI-Faruk Fatih Ozer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave dhe themelues i platformës tashmë të falimentuar “Thodex”, është gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë. Ozer, i cili u kap në Shqipëri në vitin 2023 dhe u ekstradua në Turqi, i njohur si personi që krijoi bankomatin e parë të kriptomonedhës në vend, sot është gjetur i varur në tualetin e bugut.

Sipas burimeve të para, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që Özer të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa autopsia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes.

Më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. në thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turk të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar. Në fillim të prillit të vitit 2021 qytetarë të ndryshëm nuk patën më akses në llogaritë e tyre dhe ngritën padi për themeluesin e Thodeks. Në një reagim në Twiter ai tha se kishte të bënte me një problem teknik dhe gjithçka do të zgjidhej por kjo nuk ndodhi dhe në 22 prill të po atij viti ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u zbulua se fshihej në Shqipëri.

Ozer, u dënua në vitin 2023 me 11,196 vjet burg. Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash. Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe dy vëllezërit e motrat e tij me burg, Serap Özer dhe Güven Özer, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë. Po ashtu atyre iu është vendosur një gjobë prej 5 milionë dollarësh. Në arrestimin e tij në Shqipëri, u angazhuan dhe forcat e SHISH, ndërsa u zbulua se ai e ndante jetesën mes Elbasanit, dhe rezidencave luksoze në Palasë. Faruk Ozer dyshohet se u arratis nga Turqia me 2 miliard dollarë cash, të cilat i kishte fituar duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.

Policia shqiptare por edhe mediat turke, kanë pasur dyshime se dhe vetë vëllezërit Armando dhe Agron Duka, kanë pasur lidhje me bosin e kriptomonedhave, por një gjë e tillë nuk është arritur që të provohej. Asakohe mediat turke, Edevaldo Haxhiu, 39 vjeç, shoferi i kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka raportohej se kishte strehuar në Shqipëri bosin turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer. Haxhiu pranoi se e kishte pritur turkun e shumëkërkuar në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat, por që atij nuk ia kishte prezantuar me me identitetin e vërtetë, por me emrin Erkan./ZËRI

Poll

MOS HUMB