Aktualitet

Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por pushonte në Palasë me të (HISTORIA)

Edevaldo Haxhiu u vu në pranga në vitin 2021 për këtë çështje. Fotoja e tij u publikua në faqet e para të mediave turke në atë kohë, teksa shkruhej se operacioni “Gjurma” kishte çuar pas hekurave Haxhiun për dy vepra penale: “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

F.m
Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por
Edevaldo Haxhiu dhe Faruk Ozer

TIRANË- Edevaldo Haxhiu, 39 vjeç, shoferi i kreut të Partisë Agrare Ambientaliste. Agron Duka, u arrestua sot pasi në makinë iu gjet një pistoletë me krehër e municion luftarak. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”, por emri i tij nuk është i panjohur për autoritetet dhe për mediat.

Edevaldo Haxhiu është lakuar si njeriu që ka strehuar në Shqipëri bosin turk të kriptomonedhave, Faruk Ozer, i cili tashmë po përballet me drejtësinë në Turqi, pasi është esktraduar.

Arrestimi i parë

Edevaldo Haxhiu u vu në pranga në vitin 2021 për këtë çështje. Fotoja e tij u publikua në faqet e para të mediave turke në atë kohë, teksa shkruhej se operacioni “Gjurma” kishte çuar pas hekurave Haxhiun për dy vepra penale: “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.  

Por, ai i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe gjatë seancës së marrjes në pyetje është shprehur se nuk e njihte Fatih Ozerin dhe nuk e kishte ndihmuar të arratisej. 

Megjithatë, policia kishte shumë dëshmi se Haxhiu ishte personi që e kishte pritur në aeroport Ozerin.

Pasi u përball me këto dëshmi, Edevaldo Haxhiu pranoi se e kishte pritur turkun e shumëkërkuar në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat, por që atij nuk ia kishte prezantuar me me identitetin e vërtetë, por me emrin Erkan.

Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por
Edevaldo Haxhiu

“Duke qenë se konsumoja alkool i thashë mikut tim ta priste. Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer,”- thoshte Haxhiu.

“Flas turqisht dhe kam eksperiencë 15-vjeçare. Shpesh herë për shkak të biznesit, kam pritur shtetas të huaj edhe turq. Të gjithë shtetasit turq që prisja, i strehoja në të njëjtin hotel në Tiranë, pranë 21 dhjetorit, aty ku strehova edhe shtetasin turk. Nuk e dija që ishte i shpallur në kërkim. Mesditën që e takova, e dërgova pranë zonës së ish-bllokut, ku ka qëndruar deri në orët e vona dhe më pas një person i quajtur Genti e kishte kthyer në hotel. Kur e mora vesh që ishte i shpallur në kërkim u frikësova dhe mora disa ditë pushime. Ika në Dhërmi dhe më pas hodha edhe telefonin nga frika,”- shprehej ai.

Megjithatë, dyshimet sërish ekzistonin.

Top Channel raportonte në atë kohë se në përgjimet e detajuara, Haxhiut i shkroi një mik që e paralajmëronte përmes një mesazhi ku thuhej: Je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve!

TRT Haber nga ana tjetër shkruante se ndihmësi i Ozer ishte Altjan Canaj, i cili kishte dëshmuar më pas duke pranuar se e kishin ndihmuar Faruk Fatih Özer me Edevaldo Haxhiun, për të cilin shprehej se ishte truri kryesor në arratisje.

Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por
Altin Canaj dhe Faruk Ozer

Në shtator të vitit 2021, Gjykata zbuti masën e sigurisë dhe Edevaldo Haxhiu u lirua.

Kush ishte Faruk Fatih Özer?

Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në vitin 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex, në të cilën krijuan llogari rreth 400 mijë qytetarë, kryesisht turq që investuan rreth 2.7 miliardë dollarë. Në fillim të prillit të vitit të kaluar qytetarë të ndryshëm nuk patën më akses në llogaritë e tyre dhe ngritën padi për themeluesin e Thodeks. Në një reagim në tëitter (aktualisht X), ai tha se gjithçka kishte të bënte të bënim me një problem teknik, por situate nuk mori kurrë zgjidhjem ndaj dhe Ozer u shpall në kërkim.

Arrestimi i Ozer, në Palasë me Haxhiun

Faruk Ozer u arrestua në Shqipëri në Gusht të vitit 2022.

Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por
Faruk Ozer
 

Policia e Elbasanit kishte marrë informacione se Faruk Ozer fshihej në Elbasan. Por, ata nuk ndërhynë dhe e mbajtën nën vëzhgim, deri në momentin që Ozer u shpërngul për pushime në Palasë. Në pikun e sezonit turistik, në një nga vilat luksoze të kësaj zone, 28-vjeçari u vu në pranga nga Forcat Operacionale.

Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por
Faruk Ozer

Bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, që deklaronte më herët se nuk e njihte Ozerin dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç.

Pamjet e arrestimit treguan dhe transformimin që kishte pësuar Ozeri në pamje, ndërkohë që në sfond dukej dhe një çantë vajzash, duke nënkuptuar se pavarësisht kërkimit ndërkombëtar, 28-vjeçari po shijonte pushimet, njësoj si të ishte njeri i lirë.

Ai u ekstradua në Turqi dhe u dënua me 11,196 vjet burg. Ai akuzohet për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por
Faruk Ozer

Gjykata në Stamboll përveç Ozer, dënoi edhe vëllain e motrën e tij, Serap Özer dhe Güven Özer. Familja Ozer duhet të paguajë dhe një gjobë prej 5 milionë dollarësh.

Edevaldo Haxhiu, ‘streha’ e Ozerit që s’e njihte por
Faruk Ozer

Në Turqi u lëshuan në total 82 urdhër arresti, ndërsa mashtrimi kapte vlerat e 2 miliardë dollarëve.

Tashmë Haxhiu është vënë sërish në pranga dhe pse fuqia e autoriteteve mbi të duket se nuk ka qenë shumë e fortë. Tre herë i arrestuar brenda tre viteve!

 

Poll

MOS HUMB