Bota

Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për Specialen

Nisma kaloi për votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pas miratimit unanimisht në Komisionin për Legjislacion.

zh.ll
Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji mori mbështetjen e 91 deputetëve që morën pjesë në votim, asnjë votë kundër dhe abstenim. Nisma kaloi për votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pas miratimit unanimisht në Komisionin për Legjislacion.

Ky projektligj parashikon kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme si dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të godinës së Kuvendit, vijon protesta. Protestuesit kanë paralajmëruar se protesta nuk përfundon me votimin e sotëm dhe se do të qëndrojnë deri sa të projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë./ZËRI

Poll

MOS HUMB