Bota

Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e re! Votohen edhe ndryshimet për Specialen (VIDEO)

Shiroka-Pula mori 81 vota, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për të marrë detyrën e kreut të shtetit.

zh.ll
Merr fund kriza politike në Kosovë/ Justina Shiroka-Pula zgjidhet
Justina Shiroka-Pula

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën Presidente të re të Republikës së Kosovës, pas një seance të jashtëzakonshme të zhvilluar në orët e vona pas mesnatës së 6 tetorit.

Shiroka-Pula mori 81 vota, duke siguruar mbështetjen e nevojshme për të marrë detyrën e kreut të shtetit. Pas shpalljes së rezultatit, ajo bëri betimin para deputetëve të Kuvendit.

"Betohem, do i kryej me përgjegjësi detyrat e mia në shërbim të Republikës së Kosovës. Sot e pranoj me nder të madh dhe përgjegjësi të plotë detyrën si Presidente e Kosovës. Ky mandat i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnik apo shoqëror, do të punoj për forcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara si shtet demokratik, i sigurt dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj kushtetutën, interesin e republikës dhe qytetarët tanë. Besoj në Kosovë, besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovëvs!”, tha presidentja.

Kandidatura e Shiroka-Pulës u propozua nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!, ndërsa procesi i zgjedhjes u zhvillua në një klimë të tensionuar politike dhe pak para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Zgjedhja e Shiroka-Pulës i dha fund procesit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe shmangu një tjetër krizë institucionale në Kosovë, pas vendi rrezikonte të shkonte në zgjedhje. 

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës nisi me shqyrtimin, në lexim të dytë, të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Projektligji u miratua me 88 vota pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Pas përfundimit të kësaj procedure, Kuvendi vijoi me me procesin për zgjedhjen e Presidentes së re, ku në garë ishin Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha. Zgjedhja e Presidentes në fund erdhi pas një marrëveshjeje politike në minutat e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB