Bota

Çmimi i naftës në stratosferë, Trump: Është e përkohshme, ja çfarë do ndodhë...

Nafta bruto Brent u rrit me më shumë se 20%, duke arritur në 114 dollarë për fuçi. Rritja vjen mes frikës së investitorëve për një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme.

zh.ll
Çmimi i naftës në stratosferë, Trump: Është e
Donald Trump

SHBA- Çmimi i naftës ka regjistruar rritjen më të madhe brenda një dite në gjashtë vitet e fundit, ndërsa tensionet e lidhura me luftën në Iran vazhdojnë të rrisin pasigurinë në tregjet globale.

Nafta bruto Brent u rrit me më shumë se 20%, duke arritur në 114 dollarë për fuçi. Rritja vjen mes frikës së investitorëve për një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme.

Pasiguria është reflektuar edhe në tregjet e aksioneve në Azi. Indeksi kryesor i bursës së Koresë së Jugut, KOSPI, ra me më shumë se 6% në orët e para të së hënës. Rënia e fortë aktivizoi një mekanizëm emergjent, i cili ndaloi tregtimin për 20 minuta për të frenuar panikun në treg.

Megjithatë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hedh poshtë rritjen si një “çmim të vogël për t’u paguar” për heqjen e kërcënimit të programit bërthamor të Iranit.

“Çmimet afatshkurtra të naftës, të cilat do të bien me shpejtësi kur të mbarojë shkatërrimi i kërcënimit bërthamor të Iranit, janë një çmim shumë i vogël për t’u paguar për SHBA-në dhe Botën, Sigurinë dhe Paqen. VETËM BUDALLENJTË DO TË MENDONIN NDRYSHE!” shkruan ai në platformën e tij Truth Social.

Poll

MOS HUMB