Bota

Muzetë e Francës nuk gjejnë qetësi! Vidhen bizhuteri me vlerë deri në 4 mln euro nga 'Lalique'

Gjatë grabitjes u vodhën rreth 20 bizhuteri, ndërsa dëmi ekonomik është ende duke u vlerësuar, por besohet se arrin në disa milionë euro.

F.I
Muzetë e Francës nuk gjejnë qetësi! Vidhen bizhuteri me
FOTO ILUSTRUESE

FRANCË-Një tjetër grabitje e bujshme ka tronditur Francën, pasi bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro janë vjedhur nga Muzeu Lalique në Wingen-sur-Moder, në verilindje të vendit. 

Sipas autoriteteve, autorët hynë me forcë në muze rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës dhe shkuan direkt në sallën ku ekspozoheshin bizhuteritë. Gjatë grabitjes u vodhën rreth 20 bizhuteri, ndërsa dëmi ekonomik është ende duke u vlerësuar, por besohet se arrin në disa milionë euro.

Pas ngjarjes, drejtuesit e muzeut njoftuan se institucioni do të mbetet i mbyllur për disa ditë, ndërsa vijojnë hetimet. Edhe pse sistemi i alarmit u aktivizua, në vendngjarje mbërriti fillimisht një punonjës pastrimi, i cili konstatoi vjedhjen dhe njoftoi menjëherë policinë. 

Muzeu Lalique, i hapur në vitin 2011 pranë fabrikës historike të kompanisë, i kushtohet veprës së René Lalique, një prej emrave më të njohur në artin e bizhuterive dhe qelqit në stilin Art Nouveau dhe Art Deco.

 

Poll

MOS HUMB