GREQI-Ngjarjet kriminale nuk kanë të ndalur në burgun e vendit fqinj. Së fundmi një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës (15 shkurt) në Burgun Domokos, në Greqi, ku një i burgosur është vrarë me armë zjarri.
Sipas raportimit të mediave greke, ngjarja është regjistruar pak momente më parë, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm është nisur drejt zyrës së krye-rojës së turnit me qëllim për ta vrarë. Në momentin që ka tentuar ta vrasë ai është qëlluar për vdekje me armë zjarri, nga një tjetër i dënuar me origjinë bullgare.
Ndërkohë thuhet se ngjarja ka ndodhur në prani të shqiptarit që po vuan dënimin në të njëjtin burg, Alket Rizai. Nuk dihen ende arsyet e krimit, apo nëse ngjarja ka lidhje me vetë Rizain. Në vendngjarje ka mbërritur skuadra e hetimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të zbardhur saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Alket Rizai ndodhet në burg prej 22 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Por vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021. Ai kishte marrë leje 5 diutë për të lënë burgun, Hera e fundit që Alket Rizai është paraqitur në Gjykatën e Lamisë ka qenë një vit më parë, ku u zhvillua gjyqi ndaj tij për armëmbajtje dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Por, pas hetimeve ai u shpall i pafajshëm.
Alket Rizai është një prej shqiptarëve më të famshëm në Greqi, për shkak të arratisjeve të tij spektakolare nga burgjet greke. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu, e përsëritur të paktën 3 herë. Në 11 prill të vitit 2025 ai ka kërkuar lirimin nga burgu./ZËRI

