Bota

"Nënë vrava 3 veta, i kam duart me gjak"/ Detajet nga krimi në Podgoricë: Vrau shokët për një borxh, arrestohet autori

Krimi i rëndë që tronditi Podgoricën një ditë më parë, ndodhi në një apartamen me qira në lagjen Stari Aerodrom, ku jetonin së bashku katër të rinjtë.

zh.ll
"Nënë vrava 3 veta, i kam duart me gjak"/ Detajet nga krimi
vëllezëri Denis dhe Nezrin Hoti, në mes autori Vehid Murić

PODGORICË- Është arrestuar 25-vjeçari Vehid Murić, autori i vrasjes së dy vëllezërve Denis dhe Nezrin Hoti nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemoviç nga Novi Pazari.

"Nënë vrava 3 veta, i kam duart me gjak"/ Detajet nga krimi
Vehid Murić

Krimi i rëndë që tronditi Podgoricën një ditë më parë, ndodhi në një apartamen me qira në lagjen Stari Aerodrom, ku jetonin së bashku katër të rinjtë. Pas një grindjeje me 3 viktimat, Murić nxorri një armë të ftohtë dhe kreu krimin e trefishtë. 

Sipas një deklarate zyrtare nga Drejtoria e Policisë, dyshohet se shkak është bërë një mosmarrëveshje midis tyre që ka degjeneruar në krimin makabër. 

Ndërkohë, detaje të tjera janë zbuluar, sipas të cilave, autori i ka rrëfyer krimin nënës së tij. Pas kreu krimin, 25-vjeçari shkoi në qytetin e tij të lindjes, Rozhaje, dhe duke u shfaqur në derën e shtëpisë së familjes.

“Nënë, duart më janë lyer me gjak, vrava tre persona… Më vjen keq”, është drejtuar ai të ëmës, e cila më pas ka telefonuar policinë.

Ndërkohë, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar, Drejtoria e Policisë njoftoi se Muriç ishte arrestuar në qendër të asaj komune në veri të vendit.

Poll

MOS HUMB