Bota

Nga Amerika Latine drejt BE-së! KapeN 9 ton kokainë në Portugali, nëndetsja fundoset, humbin pakot me drogë

Mjeti gjysmë-nëndetës transportonte gjithsej 300 pako, por rreth 35 prej tyre humbën në det, kur anija u fundos.

F.I
Nga Amerika Latine drejt BE-së! KapeN 9 ton kokainë në Portugali,
foto ilustruese

PARAGUAI-Autoritetet portugeze kanë realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës të regjistruar ndonjëherë në Portugali dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë, pasi ndaluan një “narko-nëndetëse” që vinte nga Amerika Latine. Sipas autoriteteve, ngarkesa e konfiskuar do të sjellte qindra miliona euro për trafikantët. Anija po transportonte gjithsej 300 pako kokainë, megjithatë rreth 35 humbën në det kur anija u fundos.

Droga transportohej me një mjet gjysmë-nëndetës, i cili u kap në det të hapur, 230 milje detare larg Ishujve Azore. Sipas autoriteteve, kjo sasi droge mund t’u sillte trafikantëve qindra miliona euro fitime. 

Mediat e huaja shkruajnë se tre kolumbianë dhe një venezuelian të cilët ishin në bord, u shpëtuan para se të fundosej nëndetësja dhe u arrestuan nga autoritetet lokale. Sipas Policisë Gjyqësore Portugeze, të arrestuarit i përkasin një rrjeti kriminal dhe do të paraqiten pranë autoriteteve lokale  për t'u marrë në pyetje.

Autoritetet nuk specifikuan destinacionin përfundimtar të ngarkesës, por theksuan se lënda narkotike nuk ishte e destinuar për një vend të vetëm, por për shpërndarje të gjerë në kontinentin evropian. Policia portugeze njoftoi se operacioni u krye në bashkëpunim me Marinën dhe Forcat Ajrore, me qëllim luftimin e trafikut detar ndërkontinental të drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB