Bota

Nga Trump, Bill Gates, Kim Kardashian, Princeshë Diana e Beyonce...305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’

Gjithashtu përmenden Diana Ross, Melinda Gates, Tucker Carlson, Beyoncé dhe Meghan Markle.

F.I
Nga Trump, Bill Gates, Kim Kardashian, Princeshë Diana e Beyonce...305
Jeffrey Epstein

SHBA-Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka publikuar një listë prej 305 individësh të shqua, përfshirë Donald Trump, Bill Gates dhe Kim Kardashian, emrat e të cilëve shfaqen të paktën një herë dokumentet e dosjes së famëkeqit Jeffrey Epstein.

Në një letër drejtuar Kongresit të datës 14 shkurt, Bondi renditi individët që “janë ose ishin zyrtarë qeveritarë ose persona të ekspozuar politikisht apo personazhe publikë”. Megjithatë Prokuroria sqaroi se emërtimi i tyre nuk nënkupton faj ose përfshirje në ndonjë akt të paligjshëm që lidhet me krimet seksuale ndaj fëmijëve të Epstein.

Lista e publikuar të shtunën përfshin, ndër të tjera, Barbra Streisand, Keir Starmer, Amy Schumer, Jeff Zucker, Benjamin Netanyahu, Princeshën Diana dhe Margaret Thatcher. Gjithashtu përmenden Diana Ross, Melinda Gates, Tucker Carlson, Beyoncé dhe Meghan Markle. Sipas Bondit dhe zëvendësit të saj, Todd Blanch, emrat shfaqen “në një gamë të gjerë kontekstesh”.

Nga Trump, Bill Gates, Kim Kardashian, Princeshë Diana e Beyonce...305

Nga Trump, Bill Gates, Kim Kardashian, Princeshë Diana e Beyonce...305

Sipas Bondit dhe zëvendësit të saj, Todd Blanch, emrat shfaqen në kontekste të ndryshme brenda dokumenteve. Letra drejtuar Kongresit thekson se autoritetet nuk kanë mbajtur apo redaktuar asnjë dokument për arsye reputacioni, ndjeshmërie politike apo për shkak të statusit publik të personave të përmendur.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë filloi të publikojë dosjet që lidhen me Epstein vitin e kaluar sipas Aktit të Transparencës së Dosjeve Epstein, ligji i miratuar pas muajsh presioni publik dhe politik që kërkon që qeveria amerikane të hapë dosjet e saj mbi financierin e ndjerë dhe shoqen e tij të besuar dhe dikur të dashurën e tij, Ghislaine Maxwell.

Jeffrey Epstein është një figurë e përfshirë në skandale të rënda ndërkombëtare. Historia fillon në vitin 2008, kur Epstein arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida, pasi prindërit e një vajze 14-vjeçare e akuzuan atë për abuzim seksual. 11 vjet më vonë, në 2019, ai u akuzua sërish për drejtimin e një rrjeti të vajzave të mitura për shfrytëzim seksual. Vetë Epstein vdiq në burg ndërsa priste gjyqin dhe vdekja e tij u shpall vetëvrasje./ZËRI

Poll

MOS HUMB