Bota

Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, Irani kthen mbrapsht dy anije nafte

Që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, satelitët dhe faqja e gjurmimit të anijeve MarineTraffic tregojnë se aktualisht nuk ka anije që po kalojnë në këtë rrugë detare. Dy anijet, që i përkisnin Botsvanës dhe Angolës, kishin tentuar të kalonin përmes Hormuzit, por u detyruan të ndryshojnë drejtim dhe të tërhiqen pas veprimeve të forcave iraniane.

l.k
Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, Irani kthen mbrapsht dy anije nafte
Ngushtica e Hormuzit, pamje të marra nga MarineTraffic

IRAN- Agjencia e lajmeve iraniane Tasnim ka njoftuar se, si pasojë e vazhdimit të bllokadës detare të Iranit, forcat e armatosura iraniane kanë kthyer sot dy anije të tjera nafte nga kalimi në Ngushticën e Hormuzit.

Dy anijet, që i përkisnin Botsvanës dhe Angolës, kishin tentuar të kalonin përmes Hormuzit, por u detyruan të ndryshojnë drejtim dhe të tërhiqen pas veprimeve të forcave iraniane.

Që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, satelitët dhe faqja e gjurmimit të anijeve MarineTraffic tregojnë se aktualisht nuk ka anije që po kalojnë në këtë rrugë detare.

Të dhënat tregojnë se shumë anije ndodhen të ankoruara në Gjirin Persik, veçanërisht pranë brigjeve të Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky zhvillim vjen pas njoftimit iranian se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të heqin bllokadën ndaj porteve iraniane./ZËRI

Poll

MOS HUMB