SHBA- Presidenti Donald Trump të premten shmangu pyetjet në lidhje me ish-mikun e tij Jeffrey Epstein, ndërsa bashkëpunëtorja e dënuar e Epstein për abuzim seksual, Ghislaine Maxell, do të takohej me një zyrtar të lartë të Departamentit të Drejtësisë në Florida për të dytën ditë radhazi.
“Njerëzit duhet të përqendrohen vërtet te sa mirë po shkon vendi, ose duhet të përqendrohen te fakti që Barack Hussein Obama udhëhoqi një grusht shteti. Ose duhet të përqendrohen te fakti që Larry Summers nga Harvard, ai Bill Clinton , të cilin ju e njihni shumë mirë, dhe shumë miq të tjerë, miq vërtet të ngushtë, të... Jeffrey Epstein duhet të flitet për të dhe ata duhet të flasin për ta, sepse nuk flasin për ta. Ata flasin për mua. Unë nuk kam të bëj fare me atë djalë”, tha ai.
"Todd është një avokat i shkëlqyer, por duhet të flasësh për Larry Summers. Duhet të flasësh për disa nga miqtë e tij që janë njerëz të fondeve spekulative. Janë kudo. Duhet të flasësh për Bill Clinton, i cili shkoi në ishull 28 herë. Unë nuk kam shkuar kurrë në ishull. As nuk e di për çfarë po flasin.", u tha Trump gazetarëve përpara se të nisej për në Skoci.
Komentet e Trump erdhën ndërsa zëvendëskryeprokurori i përgjithshëm Todd Blanche po merrte nëpyetje Maxell, për ditën e dytë. Departamenti i Drejtësisë po përpiqet të kapërcejë tre javë titujsh të nxitur nga aludimet publike të prokurores së përgjithshme Pam Bondi në lidhje me një listë të supozuar klientësh të Epstein.
Bondi më parë kishte sugjeruar se ajo kishte qasje në informacione tronditëse, por më vonë u tërhoq, duke deklaruar nuk ekziston një gjë e tillë dhe duke riafirmaur se Epstein vdiq nga vetëvrasja në burg në vitin 2019.
Trump është bërë gjithnjë e më i shqetësuar për mbulimin negativ të lidhjeve të tij me Epsteinin në ditët që kur një artikull i kohëve të fundit i ëall Street Journal raportoi se presidenti i dërgoi Epsteinit një kartolinë të turpshme ditëlindjeje duke iu referuar "sekreteve". Presidenti mohoi dërgimin e ndonjë karte dhe ngriti një padi për shpifje prej 10 miliardë dollarësh kundër Journal./ZËRI